Për shpronësime, 23 milionë euro
Nga Express më 16 prill 2011 në ora 20:33
Gjatë këtij viti Ministria e Financave ka ndarë 23 milionë euro për shpronësimin e tokave në pjesën ku po ndërtohet autostrada Vërmicë - Mërdar.
Zyrtarja për informim në MF, Fatime Lumi ka thënë për “Express”, se kanë përfunduar vlerësimin për 43 km vetëm gjatë vitit 2010.
“Sipas dinamikës së punëve ne jemi me procedurat e shpronësimit gjatë këtij viti në kohë. Presim që kah fundi i vitit 2011 të fillojmë me procedurat që parashihen me ligj edhe me segmentet tjera sipas vendimeve që do ti merr Qeveria”, tha ajo.
Gjatë vitit të kaluar ajo tha se janë ndarë 15.5 milionë euro, ndërsa gjatë këtij viti do të jenë në dispozicion 23 milionë euro.