Ligji i dosjeve, Rakipi:Gjykata Kushtetuese ka të drejtë ta shqyrtojë

Ndërsa maxhoranca prej javësh pretendon se Gjykata Kushtetuese nuk mund të shqyrtojë ligjin e lustracionit dhe përputhshmërinë e tij me ligjin themeltar të shtetit, një prej juristeve më të njohur në vend, ish Prokurori i Përgjithshem Arben Rakipi, deklaron se kjo gjykatë është në të drejtën e saj për ta rrëzuar ose miratuar. Gjatë emisionit "Ora e Debatit", ish Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi ka deklaruar se ka disa parime në fushen e të drejtës të cilat i njohin Gjykatës Kushtetuese të drejtën e shqyrtimit të ligjit të lustrcionit.Deklarata e rakipit vjen në të njëjtën ditë kur kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet një letre të mos shqyrtojë ligjin e lustracionit në rast konflikti interesi. Aktualisht në Gjykaten Kushtetuese janë depozituar 3 ankesa për këtë ligj.