E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: Pas anetaresimit ne NATO, objektivi i radhes i Shqiperise eshte Bashkimi Evropian

Pas anëtarësimit në NATO objektivi tjetër madhor io Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë takimi që zhvilloi në Athinë me homologun e tij grek, zotin Evangelos Meimarakis. Zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes bëri dje të ditur se gjatë një vizite 2 ditore që kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, Gazmend Oketa, zhvilloi në Greqi, i kërkoi homologut të tij Meimarakis mbështetjen për mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, pasi sipas tij, “kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve tona, si dhe në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve”. Ministri Oketa i shprehu homologut të tij grek falënderimet e qeverisë shqiptare për mbështetjen që Athina zyrtare i ka dhënë vendit tonë në rrugëtimin e tij për anëtarësimin në NATO. Nga ana e tij, ministri Meimarakis theksoi se “Greqia e përgëzon Shqipërinë për synimin dhe hapat e saj drejt BE, dhe beson se të gjitha vendet e Evropës Juglindore duhet të integrohen në strukturat euroatlantike Greqia e ka zgjeruar tashmë lëvizjen e lirë të qytetarëve midis dy vendeve, ndërsa hapja e plotë e këtij procesi lidhet me Bashkimin Evropian”, theksoi ministri shqiptar i mbrojtjes. Gjatë vizitës dy ditore në Greqi ministri Oketa zhvilloi takime edhe me Kryetarin e Parlamentit grek, Dimitrios Sioufas, si dhe me studentë shqiptarë që arsimohen në Greqi, ku foli për perspektivat që kanë këta studentë tashmë si ushtarakë të një vendi anëtar të NATO-s.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›