Indi, zjarr në spital, 40 të vdekur
Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur në një zjarr të rënë gjatë natës në një spital në Kalkuta.
Zjarri ka nisur në bodrumin e spitalit privat AMBRI, nga ku më tëj flakët dhe tymi janë përhapur në katet e para të ndërtesës, ku gjendeshin të shtruar qindra pacientë.
Pjesa më e madhe e të sëmurëve janë shpëtuar, por të paktën 40 kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë nga tymi.