E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, grabiti dy turistet austriake, në pranga 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka grabitur dy turiste austriake.

Burime nga policia bëjnë me dije se është prangosur Olsion Trajko pasi ditën e djeshme ka marrë si pasagjere në automjetin e tij me targa AA216EA dy turistet për ti çuar në Ersekë.

Gjatë rrugës në fshatin Floq drejtuesi i mjetit i ka zbritur turistet austriake Lara Bernhrd Bogataj,22 vjet dhe Sabrina Huth Elisabeth 26 vjeç nga makina dhe më pas është larguar duke ju vjedhur çantat me pajisjet që kishin brenda.
 

Menjëherë me të marrë njoftimin policia ka nisur kërkimet duke bërë të mundur edhe arrestimin e 28-vjeçarit i cili akuzohet për vjedhje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›