Oketa i dorëzon Godos çelësat e spitalit grek
Spitali Ushtarak, i ndërtuar me fonde të ushtrisë greke, merr status civil dhe vihet në administrimin e spitalit rajonal "Omer Nishani" të Gjirokastrës. Gjatë një ceremonie të zhvilluar dje në mjediset e ish-divizionit Labëria, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i ka "dorëzuar" kompetencat ministres së Shëndetësisë, Anila Godo. "Para së gjithash falënderoj ministrinë greke të Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Greqisë, që na dhuruan këtë spital modern dhe që lanë pas një eksperiencë të shkëlqyer profesionale, ndërkohë që falënderoj kolegët ministra Genc Ruli dhe Anila Godo, që pas konsultave të përbashkëta arritëm në përfundimin e kalimit të këtij Spitali Ushtarak në varësi administrative të spitalit rajonal ‘Omer Nishani‘", tha dje ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Sipas tij, kjo ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për vazhdimin e punës së shkëlqyer të realizuar nga stafi i mjekëve ushtarakë grek që nga qershori i vitit 2004.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes, Oketa, ka bërë vlerësime për strukturat e Spitalit Ushtarak me repartet pranim-urgjence, kirurgjie, terapie, stomatologjie, farmacie, laboratorë të ndryshëm, si dhe aparatura mjekësore të kohës, të cilat i konsideroi si një kontribut real dhe i ndjeshëm.
"Banorët e rajonit jugor e meritojnë këtë dhuratë, pasi ata janë bujarë dhe mikpritës", tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Spitali Ushtarak i Gjirokastrës, tashmë nën statusin e civilit, është ngritur në territorin e Forcave Tokësore, rreth 2 km larg qendrës kryesore të qytetit të Gjirokastrës. Ndërtimi i tij nisi në vitin 1999, me një vlerë prej 1.8 milionë euro, akorduar nga qeveria e Republikës së Greqisë dhe u vu në funksion më 9 korrik 2004. Ngritja e spitalit shërbeu për t‘i dhënë ndihmë mjekësore personelit të Forcave të Armatosura. Numri i personelit mjekësor grek në këtë spital ka qenë 34, nga të cilët 28 të forcave tokësore, tre nga forcat detare dhe tre nga forcat ajrore. Gjatë pesë viteve të ekzistencës së kësaj qendre shëndetësore, u mjekuan dhe u vizituan mbi 100 mijë pacientë, kryesisht të rajonit jugor, nga të cilët 1150 kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale dhe në 853 raste ndërhyrjet u bënë me anestezi. Njëkohësisht u kryen 227 mijë analiza biokimike, 19 mijë radiografi, 2500 eko dhe 2500 diagnostikime në aparatin kardiovaskular.