Rritja e euros, grosistët: Krizë në tregun e barnave
Rritja e çmimit të euros rrezikon të sjellë krizë në tregun e barnave. Por jo vetëm kaq. Rritja e vazhdueshme e euros dhe puna e pakët e politikave shëndetësore lidhur me kompensimin e humbjeve rrezikon të çojë në konflikt grosistët e ilaçeve me shtetin. Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave në muajin maj të vitit 2008, është llogaritur që marzhet e fitimit për grosistët do të llogariteshin sipas blerjeve të ilaçeve me kursin e 122.66 lekë për 1 euro dhe 83.28 dollarë për 100 lekë.
Por, duke nisur nga muaji dhjetor i këtij viti, çmimi i euros është rritur ndjeshëm. Çmimi i monedhës së eurozonës ishte 122 lekë gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë që nga dhjetori i 2008-ës pësoi rritje në 123.5. Sot, në tregun shqiptar të valutës, 1 euro kushton 131.2 lekë. Sipas rregullave, nënçmimi i lekut i bën importet më të shtrenjta. Rrjedhimisht shqiptarët duhet të paguajnë më shtrenjtë për mallrat e importit, përfshi këtu edhe për barnat.
Ilaçet dhe rritja e euros
Deri tani grosistët, blerësit e mëdhenj të ilaçeve, kanë blerë ilaçe me çmime më të shtrenjta dhe i kanë shitur me çmimet e parashikuara sipas vendimit të qeverisë. Kjo është bërë duke menduar që shteti, Ministria e Shëndetësisë, do të kishte nevojë për një plan dhe përgatitjen e një propozimi për rimbursimin e grosistëve dhe në të njëjtën kohë për "mbrojtjen" e konsumatorëve nga rritja e çmimit të ilaçeve. "Që në muajin dhjetor jemi mbledhur si shoqatë e grosistëve, madje kemi pasur edhe takime me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë. I kemi lënë kohë të shqyrtojnë problemin dhe të mendojnë për një zgjidhje, jemi duke shitur ilaçe, ndërsa nuk kemi fitime, si pasojë e rritjes së çmimit të euros", tha Kastriot Zotaj, kreu i Shoqatës së Grosistëve. Sipas tij, kjo çështje, nëse nuk zgjidhet, do të çojë në një krizë të tregut të ilaçeve. "Problemin mund ta zgjidhë vetëm Ministria e Shëndetësisë, duke bërë një propozim të ri për qeverinë", sqaroi Zotaj.
Diskutimi
Kërkesat që i janë drejtuar dikasterit të Ministrisë së Shëndetësisë, ka qenë përgatitja e një projektvendimi, arritja e një marrëveshjeje për sa u takon barnave me rimbursim. Për blerjen e listës së barnave me rimbursim duhet të ketë një marrëveshje, në rast se rritet çmimi i euros, atëherë le të paguajë shteti diferencat. Në të kundërt, në rast se ulet çmimi i dollarit apo i euros, atëherë diferencat t‘i paguajnë importuesit. Këto janë zgjidhjet që ka propozuar Shoqata e Grosistëve. Një tjetër propozim i kërkuar nga blerësit e ilaçeve është edhe për barnat pa rimbursim. Që të mos rrezikojmë konflikte me uljet apo rritjet e çmimeve në tregun e valutës, atëherë mos të ketë vendosje të çmimeve të barnave, ato të jenë të lira, tregu të jetë i liberalizuar. Shteti, nga ana e tij, të vendosë vetëm pullën e kontrollit. Për tre muaj me radhë ka pasur një rritje të euros. Pavarësisht kësaj grosistët kanë vazhduar të importojnë ilaçe, duke pritur që problemet me fitimet e tyre do të marrin një zgjidhje të shpejtë. Tre muaj pas ankesës së tyre, ende nuk është marrë asnjë vendim. Këtë javë Shoqata e Grosistëve pritet të organizojë një mbledhje dhe të marrë vendim për mënyrën sesi do të vazhdojë procesi i importit të ilaçeve. Aktualisht, Shqipëria importon më shumë se 90 për qind të barnave nga shtete të ndryshme të botës.