E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti, debate pozitë-opozitë për korrupsionin e qeverisë

Diskutimet e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë janë përqendruar në akuzat e forta për afera korruptive të opozitës ndaj mazhorancës aktuale dhe sidomos ndaj kryeministrit Sali Berisha. Opozita denoncoi në Kuvend skandalin e fundit në fshatin e Jalës të qytetit të Himarës për prishjen e banesave të fshatarëve pa miratimin e tyre dhe pa studiuar mirë projektin e Bankës Botërore. Sipas opozitës, qeveria Berisha është duke shitur Shqipërinë për interesa personale dhe familjare. Por nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i mazhorancës, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës dhe duke ngritur në piedestal arritjet e qeverisë në këto 4 vjet. Sipas mazhorancës, prishja e banesave në Jalë nuk ka ardhur nga qeveria, por është pjesë e projektit që BB ka vënë në zbatim. Më pas, punimet e kuvendit vijuan me miratimin e disa projektligjeve si ratifikimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme, si "Marrëveshja ushtarake e grantit ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë dhe "Marrëveshja, ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë, për mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar, si dhe miratimi i projektligjit Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›