E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oklahoma ia barazon Dallasit

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 18:35

Një trepikësh nga Daequan Cook në serinë 9-2 në çastet e fundit të takimit udhëhoqi Oklahoma City Thunder drejt fitores 106-100 ndaj Dallas Mavericks duke barazuar në 1-1, serinë finale të Konferencës perëndimore në NBA.

Me këtë fitore Oklahoma ka marr përparësinë e terrenit vendas. Oklahoma kishte një pikë epërsi para qerekut të katërt dhe avantazhi mbeti i njejtë kur J.J. Barea realizoi një treshe për Dallasin shtatë minute para fundit.

Mirëpo, shënimet nga Eric Maynor dhe Kevin Durant thelluan epërsinë edhe pse të ngushtë për Thunder të cilën arritën ta administrojnë me sukses duke arritur fitore të rëndësishme. Durant i cili shënoi 40 pikë në ndeshjen e parë realizoi 24 ndërsa James Harden shtoi 23 pikë nga pankina.

Russell Westbrook luajti vetëm 28 minute dhe shënoi 18 pikë. Dirk Nowitzki ishte realizatori më i mirë për Mavericks me 29 pikë. Tyson Chandler shtoi 15 pikë dhe 13 kërcime.

Oklahoma City - Dallas 106:100 (1-1)
Dallas: Nowitzki 29
Oklahoma City: Durant 24

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›