E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galatasaray emëron Terimin

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 18:41

Galatasaray do të emërojë për herë të tretë Fatih Terimin, në postin e trajnerit, ka bërë të ditur presidenti i ri, Unal Aysal duke shpresuar në ringjalljen e ekipit, pas një sezoni dëshpërues.

Terim do të zëvendësojë Bulent Underin, i cili ishte angazhuar në baza të përkohshme. Ai u emërua në vend të rumunit Gheorghe Hagi, i cili u largua nga detyra, në mars, pas vetëm pesë muajve në post.

“I kemi shtrënguar duart me Terimin. Kemi arritur marrëveshje”, tha Aysal, i cili shtoi se klubi ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Boltonit, Johan Elmander.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›