Tevez konfirmon largimin

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 18:39
Kapiteni i Manchester Cityt, Carlos Tevez ka paralajmëruar se do të largohet nga klubi gjatë verës.
Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi menaxheri i ekipit, Roberto Mancini theksoi se Tevez do të mbetet në Eastlands.
“Dua të largohem nga Manchester City. Futbolli ka ndryshuar shumë për mua dhe nuk e di nëse do të paraqitem në Kampionatin e ardhshëm botëror.
“Kjo nuk ka të bëjë me atë nëse do të jem i ftuar ose jo. Jam trajtuar mirë këtu dhe u jam mirënjohës të gjithëve. Por, më duhet një ndryshim i skenarit”, tha Tevez për radiostacionin argjentinas, Radio de Plata.