Olen Cezari: Pjesemarrja ime ne Koncertin Jubilar, detyrim per kombin Yllka Selita
Ai tashme eshte nje nder violinistet me te njohur shqiptare ne mbare boten. Ky eshte violinisti i mirenjohur Olen Cezari, qe ne kete 100-vjetor, nuk mund te mungonte ne Koncertin e madh Jubilar, organizuar enkas per kete feste. Ne kete koncert marrin pjese emra te njohur te skenes, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne skenat e medha boterore, si Ermonela Jaho, Sajmir Pirgu, Suela Piciri, Eva Golemi, etj. Ne nje interviste te shkurter dhene per gazeten "Koha Jone", Oleni tha se te gjithe artistet e kane hequr petkun e tyre dhe i jane shtruar punes si punetore te thjeshte, per te dhene me te miren e tyre dhe per te uruar kombin nepermjet muzikes. Me violinen e tij ai eshte bere pjese e koncerteve te kengetareve te medhenj italiane, ku njeri prej tyre eshte edhe i madhi Luco Dala
Jeni pjese e koncerti jubile te organizuar per 100 vjetorin e Pavaresise, si ndiheni ne keto momente?
Sigurisht qe ndihem krenar dhe shume mire ne kete jubile te madh te kombit tim. Secili nga ne e ka hequr ate petkun e artistit dhe po mundohet, qe te beje me te miren dhe duke u bere nje punetor i thjesht dhe duke dhene kontributin e tij ne realizimin e ketij koncerti madheshtor.
Ju jeni shume i angazhuar me projektet tuaja jashte, sot do te performoni per publikun shqiptar...?
Duam apo nuk duam ne, ne nje fare menyre ne jemi ambasadoret e muzikes shqiptare neper bote dhe duke qene se sot ka ditelindjen vete atdheu yne, sigurisht qe une do te isha ketu, ne krye te detyres. Nuk mund te them me saktesi ne keto momente se cfare emocionesh ndjej, pasi emocionet jane te medha sa here qe del ne skene. Kuptohet qe sot ne jemi mbledhur nje grup artistesh, qe performojme neper bote dhe te qenit bashke ne te njejten skene, eshte nje emocion edhe me i madh per te gjithe ne besoj. Edhe ne japim urimin per kombin tone ne kete 100 vjetor, nepermjet gjuhes sone, qe eshte sigurisht muzika dhe arti.
Cili do te jete koncerti juaj i radhes?
Po sigurisht qe une do i rikthehem agjendes sime dhe koncerti me i afert eshte me daten 1 dhjetor. Do te jete nje koncert, qe do te mbahet ne Berlin , me pas do te vazhdoj me koncerte te tjera, qe ne keto prag festash te fundvitit, jane te shumta ne numer.
A do ju shohim me nje koncert tuajin recital perseri ne Shqiperi?
Po, me siguri qe do te rikthehem perseri veren qe vjen, pasi vera qe shkoi ishte goxha e ngarkuar me koncerte per mua dhe per dy dite, une sebashku me grupin tim, dhashe disa koncerte, qe u priten mjaft mire nga artdashesit. Keshtu kam menduar, qe veren tjeter te jem serish prezent ne skenat shqiptare.