Uesli Shnajder drejt Barcelonës?
Barcelona është ekipi më i ri i cili po përflitet me një transferim të mesfushorit holandez të Interit, Uesli Shnajder. Holandezi u transferua tek Interi nga Real Madridi dhe burime spanjolle bënë të ditur se ai mund të shitet nga klubi italian për të krijuar fonde për yllin e Lilës, Eden Hazar. Mançester Junajtid, Mançester Siti dhe Çelsi, që gjatë verës ishin përfolur me një transferim të tij. Por, tani mediat spanjolle përmendin se opsion për holandezin është edhe një rikthim në Spanjë te rivali më i hidhur i Realit, Barcelona.