Oligarkët rusë dhe kohët e errëta
Është një pasdite e zakonshme në
Moskë. Në njërën prej qendrave
tregtare më të shtrenjta të
kryeqytetit rus, në butikun e
"Dolce&Gabbana", me shandanë, pasqyra
të errëta në mure dhe me logon e
kudondodhur D&G, një i ri po provon një
xhaketë lëkure. Ai konsiderohet si David
Becham rus. Xhaketa që po përpiqet të
veshë kushton 10 mijë euro. Dy të tilla janë
shitur në këtë dyqan gjatë tri ditëve të
fundit, çka tregon se deri tani kriza financiare
nuk e ka tutur ende kapitalizmin rus.
Aty pranë ndodhet edhe ekspozita e Bentley-
t. Aty, për 500 mijë dollarë mund të
blesh një makinë ngjyrë portokalli dhe ta
quash veten se ke bërë goxha pazar. Po të
dalësh nga ky dyqan e të marrësh djathtas
për nga zyrat e ish KGB-së, hasesh në
një tjetër qendër shitjesh luksoze. Aty
mund të blesh edhe ushqime, mes të
cilave më të preferuarat janë shampanja
dhe haviari, por për çmimet më mirë mos
pyesni. Megjithëse blerësit e këtyre
dyqaneve janë të shumtë dhe kanë xhiro
të mëdha në çdo orë të ditës, diçka po
ndodh edhe në Rusi, vendin që krijoi oligarkët
në fillimvitet ‘90. Në fakt, askush
nuk e ka krejtësisht të qartë se çfarë do të
thotë ekzaktësisht oligark. Që prej shumë
vitesh ai është bërë sinonim i rusëve super
të pasur dhe në këtë botën e sotme, të
përfshirë nga kriza, pikërisht kjo kategori
pasanikësh duket se po kalon një moment
krize. Gjatë 5 muajve të fundit, sipas
agjencive të ndryshme të lajmeve, 25 individët
më të pasur të Rusisë kanë humbur,
marrë së bashku, 230 miliardë dollarë.
Manjatë të tillë si Oleg Deripaska, personi
më i pasur i Rusisë dhe mik i ngushtë i
politikanëve të rëndësishëm kryesisht
britanikë, kanë parë pasuritë e tyre t‘u
avullojnë. Vetëm Roman Abramoviç, një
tjetër superpasanik rus me banim në
Londër, ka humbur së fundmi plot 20 miliardë
dollarë. Alisher Usmanov, një nga
pronarët e klubit sportiv "Arsenal", humbi
11.7 miliardë. Sipas analistëve, jahtet e
tyre private mund të dalin në shitje nëse
gjërat do të vazhdojnë të shkojnë kësisoj.
Ka disa që kanë filluar që tani shitjen e
vilave në Sardenjë, apo në zona të tjera
ekzotike të botës. Në Moskë, klubet e
natës për elitën po përballen me kufizime
të mëdha të klientelës. Edhe restorantet
kryesore të kryeqytetit kanë nisur të mos
pranojnë më pagesat me karta krediti.
Duket se oligarkët rusë nuk janë më në
humorin e duhur për të ngrënë shtrenjtë
e për t‘u zbavitur pa fund. Muzgu i oligarkëve
lidhet ngushtësisht me problemet
e tregjeve financiare ruse. Që nga
muaji maj, indeksi RTS rus ka humbur 71%
të vlerës së tij. Shumë oligarkë në vështirësi
kanë nisur marrjen e kredive nga bankat
perëndimore, për të mbuluar nevojat e
bizneseve të tyre, por paratë u jepen në
shumë pak raste, çka do të thotë se edhe
pse ata nuk tregojnë, duhet të jenë në
vështirësi shumë të mëdha. Mos do të
thotë kjo që epoka e tyre ka marrë fund?
Ka ca që e pranojnë, por edhe të tjerë që e
hedhin poshtë këtë tezë. Por është e qartë
se pasanikët rusë po përjetojnë një moment
krize të madhe dhe janë në mesin e
një katarsisi historik. Pas një dhjetëvjeçari
marramendës, që u karakterizua nga blerja
e jahteve të shtrenjtë, skuadrave të futbollit,
vilave në jug të Francës, madje
edhe nëndetëseve, ka shenja të qarta se
Rusia po merr një tjetër drejtim dhe po
shkon në një tjetër epokë. "Aksionet e mia
vlenin 1 miliard dollarë. Tani vlera e tyre
është vetëm 300 mijë", thotë miliarderi
Aleksander Lebedev, ulur në një kolltuk
të lëkurtë në shtëpinë e tij në periferi të
Moskës. Lebedev, një biznesmen rus dhe
ish-agjent i KGB-së që ka pseudonimin
"spiuni", nuk e vret shumë mendjen për
humbjen e madhe që ka pësuar. Së fundmi
ai kishte 3.1 miliardë dollarë pasuri dhe
renditej në vendin e 39-të në listën e personave
më të pasur të revistës "Forbes".
Ai thotë se ca miliona më pak, ose më
shumë, nuk mund të jenë shkak që t‘i
prishet qetësia. Lebedev është edhe ishdeputet
i Dumës. "Arrita t‘i mbijetoj krizës
që pasoi luftën me Gjeorgjinë shumë më
mirë se kolegët e mi biznesmenë. Ata
morën hua të mëdha nga bankat ruse,
blenë aksione dhe më pas morën sërish
hua të tjera nga bankat perëndimore dhe
kështu operuan gjatë në një sistem piramidal,
që sot po shembet pak nga pak",
thotë Lebedev. I pyetur se si ndihen në
këto kohëra të vështira oligarkët rusë, ai
përgjigjet: "Ata po vuajnë. Pasuria materiale
është shndërruar për ta në vlera
shpirtërore. Ata e kanë kult paranë dhe
janë mësuar për vite të tëra me shpenzimin
e saj të shfrenuar". Lebedev është një
mik i arteve dhe një javë më parë është
takuar me aktorë të shquar perëndimorë,
për të diskutuar në lidhje me situatën e
artit dhe letërsisë në botë. Ai zakonisht
është shumë i ashpër ndaj oligarkëve; i
përshkruan ata si një turmë injorantësh
të pakulturuar. "Ata nuk lexojnë libra,
sepse nuk kanë kohë për një gjë të tillë.
Nuk shkojnë në ekspozita dhe mendojnë
vetëm se si të organizojnë festa nëpër
jahte", shprehet ai. A mund të ndodhë që
kriza t‘ua rivendosë në konsideratë
mënyrën e jetesës dhe vlerat në të cilat
besojnë? Për Lebedev, një gjë e tillë ka pak
gjasa që të ndodhë. "Freiedrich Nietzche
ka thënë se ajo që nuk të vret, të bën më të
fortë, por kjo sentencë nuk vlen për rastin
e oligarkëve", thotë Lebedev. Pranverën
që shkoi, revista "Forbes" vlerësoi se në
Rusi ndodheshin 10 miliarderë, një rekord
ky. 100 miliarderët së bashku kishin një
pasuri prej 522 miliardë dollarësh, 4 herë
më të madhe se në vitin 2004. Ndërkohë,
18.9 milionë rusë, sipas statistikave, jetojnë
nën nivelin zyrtar të varfërisë. Sipas
Lebedevit, disa nga anëtarët e kësaj liste
ekskluzive, e njohur ndryshe si 100-shja e
artë, kanë pësuar këto kohë humbje të
mëdha. Goditjen më të madhe e kanë
marrë pronarët e pasurive të patundshme.
Por, në këto kohë trazirash, analistët
parashikojnë se ata që do ta ndiejnë krizën
e vërtetë janë pasanikët e dorës së dytë,
ose e thënë në gjuhën e shifrave: 200000
milionerët e vendit, që e vunë pasurinë e
tyre në vitet e rritjes së madhe ekonomike
të Rusisë, pra gjatë 8 viteve kur Putin ishte
President i vendit. Ajo çka pritet të
ndodhë është se rusët e pasur nuk do të
flakin më lart e poshtë para për qejf, siç
bënë në vitet para krizës. Arsyeja e vetme
është se ata nuk do të kenë më kaq para
në dorë, ose do ta konsiderojnë si jo të
pjekur harxhimin e kotë të parave. Në
mënyrë të pashmangshme, sasia e parave
që rusët kanë harxhuar gjatë gjithë këtyre
viteve në Perëndim do të jetë shumë më e
vogël. Madje, një pjesë jo e vogël e rusëve
të pasur, që kanë banuar për vite në Perëndim,
po rikonsiderojnë rikthimin në shtëpi.
Megjithatë, shqetësimi kryesor sigurisht
që nuk ka të bëjë me jetën e oligarkëve,
por me atë të rusit të thjeshtë. Sa
do të ndikojë kjo krizë në jetën e tij të
përditshme: kjo është çështja. Superpasanikët
rusë, ndryshe nga ata të
vendeve të tjera të botës, janë shpenzues
të mëdhenj. Në Moskë, si në asnjë
kryeqytet tjetër, ka shumë tregje sendesh
luksi, ku bëhen blerje të mëdha e me shuma
marramendëse. Vetëm vitin që shkoi,
moskovitët shpenzuan 5 miliardë dollarë
në sende luksi, 1 miliard më shumë se sa
Nju Jorku. Menaxherët e dyqaneve të
veshjeve firmato janë të bindur se edhe
këtë vit stina e festave do të sjellë një mal
me të ardhura nga blerjet e super të pasurve,
ndryshe nga sa pritet të ndodhë në
kryeqytete të tjera të shtrenjta të botës.
Pra, për ata pak të pasur, festat nuk kanë
mbaruar ende. Ata që do të vuajnë vërtet
janë shtresa e mesme dhe ajo e varfër.
Muajin e ardhshëm Moska do të organizojë
panairin tradicional të sendeve të luksit,
që zgjat 4 ditë dhe që shfaq gjithë ekstravagancën
dhe luksin e një bote, të cilën
pakkush e njeh, duke filluar që nga celularët
e larë në ar, apo të veshur me diamante
e deri te makinat e prodhuara
posaçërisht për blerës të veçantë, pra të
personalizuara. Organizatori i këtij panairi
thotë se është shumë optimist për shitjet
që pret të bëhen në të, pasi pavarësisht
asaj që po ndodh në botë, shtresa e superpasanikëve
nuk do t‘ia dijë për krizë. Rusia,
sipas tij, nuk është vendi i parë që u
pasurua befas dhe krijoi elitën e re financiare.
"Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në
ekonomi, që sot janë të konsoliduara si në
Shtetet e Bashkuara, të cilat patën momentin
"rus" në vitet ‘50, në Arabinë Saudite
që u pasurua vrullshëm në vitet ‘70,
apo Japonia në vitet ‘90. Ekonomia
botërore ka qenë gjithmonë elastike dhe
do ta marrë veten. Pavarësisht asaj çka po
ndodh në gjithë historinë e saj, bota nuk
ka qenë kurrë më e pasur se në vitin 2008.
Paratë janë aty, si gjithmonë. Problemi
këtë herë është te besimi". Ikja e Rusisë
nga kthetrat e socializmit drejt kapitalizmit
duket se pikërisht me këtë krizë po
mbyll ciklin e saj. Nën presidencën e Boris
Jelcinit, një grup i vogël biznesmenësh u
favorizua dhe iu lejua që të blinte në ankande
të dyshimta asetet e privatizuara
rishtas të vendit, për një vlerë shumë qesharake
në krahasim me vlerën reale. Një
javë më parë, Putin u ofroi oligarkëve në
vështirësi ndaj bankave perëndimore,
kredi shtetërore të vlerës 50 miliardë dollarë.
E ndërkohë, Kremlini planifikon që
të rishtetëzojë një pjesë të madhe të industrive
strategjike të Rusisë. Sot, askush
nuk e vë në dyshim se çfarë e pret një oligark
nëse ai nuk do të kërcejë sipas daulles
së Kremlinit. Në vitin 2003 Putin arrestoi
personin e tretë më të pasur në vend, Mikail
Kodorkovskin, dhe shkatërroi gjithë
perandorinë e tij të naftës, JUKOS. Vetë
oligarku Kodorkovski u dënua për
shmangie taksash, ndërkohë që "krimi" i
tij i vërtetë ishte që kishte tentuar të sfidonte
Presidentin e vendit. Aktualisht ishbosi
i JUKOS po vuan dënimin prej 8 vitesh
dhe madje së fundmi është çuar në izolim
për mosbindje. Oligarkët rusë, sigurisht
që e mohojnë faktin se ata ndodhen në
një situatë të errët ekonomike. Ndihmësit
e Abramoviçit ngulmojnë se humbjet janë
shumë më të vogla nga sa mendohet. Por
ka shumë të ngjarë që edhe për ta kriza të
përcaktojë rregulla të reja loje.