Tri bursa për fëmijët e policëve të vrarë
Në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës u
zhvillua ceremonia e dhënies së tri bursave të studimit
në këtë universitet për fëmijë të punonjësve të
policisë, të rënë në krye të detyrës. Këto bursa u dhanë
për Akil Shaqir Hoxhën, Jonuz Hajrulla Tolljen dhe Dorina
Shaqir Dedejn. Ceremonia u organizua nën kujdesin
e zonjës Liri Berisha dhe stafit drejtues të Universitetit
Evropian të Tiranës. Në aktivitet ishin të pranishëm dhe
zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, si dhe
drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.
Zonja Liri Berisha, Gent Strazimiri dhe Ahmet Prençi i
dorëzuan tre fëmijëve të punonjësve të Policisë së Shtetit,
të rënë në krye të detyrës, tri bursa studimi për
ciklin e parë universitar pranë Universitetit Evropian të
Tiranës, dy nga të cilat në Fakultetin Juridik dhe një bursë
studimi në Fakultetin Ekonomik.