Gjyqtarët e "Delijorgjit", me avokat mbrojtës në KLD
Ministri i Drejtësisë, En
kelejd Alibeaj, gjatë
votimit në Këshillin e
Lartë të Drejtësisë për gjyqtarët e
"Delijorgjit", ka "braktisur"
mbledhjen. Ministri nuk votoi për
tre gjyqtarët e Apelit Ushtarak në
Durrës, madje nuk argumentoi
ikjen e papritur. E pyetur nga gazeta,
zëdhësja shpjegoi se, me ligj,
ai s‘ka të drejtë të qëndrojë gjatë
votimit. Ndërsa për anëtarët e
këshillit, veprimi ishte një rikthim
i përplasjes institucionale KLDMinistri
e Drejtësisë, për verifikimin
e tre gjyqtarëve të proceduar,
ku tre muaj më parë, Alibeaj-
Spahiu denoncuan njëri-tjetrin se
po shkelnin ligjin. Zyrtarisht, Ministria
e Drejtësisë tha dje pasdite se
në mbledhjen e KLD-së janë
shqyrtuar kërkesat e ministrit Alibeaj
për procedimin disiplinor të
tre gjyqtarëve të ish-Gjykatës së
Apelit Ushtarak Tiranë. Në ndryshim
nga njoftimi i Këshillit, i cili
argumentonte se verifikimi i veprimtarisë
gjyqësore ndaj këtyre tre
gjyqtarëve është kryer nga Inspektorati
në bazë të disa shkrimeve në
media, Alibeaj "mburrej" se është
ai që ka paraqitur para Këshillit të
Lartë të Drejtësisë, më datë 9 korrik
2008, kërkesat për procedim
ndaj tre gjyqtarëve. Gjithsesi, procedura
ka vazhduar dhe anëtarët e
Këshillit votuan në unanimitet shkarkimin
nga detyra të tre
gjyqtarëve që liruan Mihal Delijorgjin,
nga akuzat për evazion
fiskal. Mbledhja e djeshme ka zgjatur
katër orë, dhe mësohet se
gjatë saj, ka pasur debate të ashpra
nga gjyqtarët e proceduar Ylli Minka,
Naum Pajo dhe Shaqir Gradica.
Burimet nga KLD-ja thanë se
gjyqtarët e proceduar mbroheshin
me avokat, një procedurë jo ndjekur
kurrë më parë në një
mbledhje KLD-je. Ata u shprehën
se veprimet ishin më se korrekte
dhe vendimi ishte dhënë duke u
bazuar në legjislacion. Por KLD-ja,
me votim unanim, ka vendosur që
të shkarkojë nga detyra e gjyqtarit
në Gjykatën e Apelit në Durrës Ylli
Minkën, Naum Pajon dhe Shaqir
Gradicën, nën masën "abuzim me
detyrën". Sipas KLD-së, veprimet e
gjyqtarëve i kanë shkaktuar shtetit
shqiptar një humbje prej 1 milion
eurosh. "Ky procedim, theksoi zëvendëskryetari
i Këshillit të Lartë të
Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka filluar
mbi verifikimin e veprimtarisë
gjyqësore ndaj këtyre tre
gjyqtarëve, të kryer nga Inspektorati
i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
mbi bazën e një ankese të bërë
publike nga mediat vizive dhe të
shkruara". Çështja penale e gjykuar
nga tre gjyqtarët dhe e sjellë për diskutim
para Këshillit, i referohet
procesit penal në ngarkim të shtetasit
Mihal Delijorgji, i akuzuar
për kryerjen e veprave penale të
"Falsifikimit të vulave, stampave
ose të formularëve", si dhe "Kontrabandës
me mallra të tjera". Në këtë
proces, theksoi Kreshnik Spahiu,
nga ana e trupës gjyqësore, është
vendosur gjithashtu për padinë
civile me palë: paditëse Dega e
Doganës Durrës, palë e paditur
shoqëria tregtare "Përparimi" sh.a.,
me objekt detyrimin e shoqërisë së
sipërcituar për të shpërblyer dëmin
e shkaktuar ndaj shtetit, në shumën
e përgjithshme 122.668.851 lekë, (1
milion euro) dhe në përfundim prej
tyre është vendosur pushimi i çështjes
penale".
Delijorgji dhe skandali i gjyqeve
Denoncimi në "Shqip" / Të akuzuarin për evazion e shpëtuan gjyqtarët ushtarakë
Mihal Delijorgji është shpallur
i pafajshëm nga gjyqtarët e
Apelit Ushtarak, ndërsa Gjykata e
Shkallës së Parë e Durrësit e kishte
shpallur fajtor për kontrabandë me
mallra të tjerë dhe e kishte dënuar
me 10 milionë lekë gjobë dhe shlyerjen
e të gjitha shpenzimeve
gjyqësore. Trupi gjykues, në përbërje
të të cilit kanë qenë tre
gjyqtarë ushtarakë të Gjykatës Ushtarake
të Apelit, Naum Pejo, Ylli
Minka dhe Shaqir Gradica, ka
dhënë pafajësinë e plotë për Delijorgjin
dhe ka kërkuar pushimin e
çështjes, me përfundimin se nuk
provohen elementet e veprës penale.
Gjyqtarët e Apelit Ushtarak
kërkuan edhe rrëzimin e padisë
civile në këtë proces penal. Skandali"
Delijorgji" merrpërmasatëtjera
pas këtij vendimi që përfshin Apelin
Ushtarak, i cili ka gjykuar se Delijorgji
është i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij,
punadisavjeçareeautoritetevedoganore
dhe atyre hetimore, duheshin
hedhur poshtë. Katër vite më parë,
Delijorgjiuarrestuapërveprënpenale
të "Kontrabandës me mallra të tjerë"
dhepërveprënpenaletë "Falsifikimit
të vulave, stampave ose formularëve".
Hetimi dhe gjykimi i këtyre
akuzave për Mihal Delijorgjin
dhe shoqërinë "Përparimi sh.a.",
bazuar në kallëzimin penal të Drejtorisë
së Përgjithshme të Doganave
vazhdon të endet në dyert e drejtësisë
shqiptare prej katër vitesh. E
ndërsa ka kaluar në shkallët e para
të gjykimit, çështja "Delijorgji dhe
Përparimi sh.a." ka mbërritur në
këtë fillim viti në Gjykatën e Lartë.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Durrës, ajo është gjykuar nga një
trup gjykues i kryesuar nga kryetari
i gjykatës, Ervin Metalla, dhe me
anëtarë Markelian Koça dhe Arbana
Selmanaj.
kelejd Alibeaj, gjatë
votimit në Këshillin e
Lartë të Drejtësisë për gjyqtarët e
"Delijorgjit", ka "braktisur"
mbledhjen. Ministri nuk votoi për
tre gjyqtarët e Apelit Ushtarak në
Durrës, madje nuk argumentoi
ikjen e papritur. E pyetur nga gazeta,
zëdhësja shpjegoi se, me ligj,
ai s‘ka të drejtë të qëndrojë gjatë
votimit. Ndërsa për anëtarët e
këshillit, veprimi ishte një rikthim
i përplasjes institucionale KLDMinistri
e Drejtësisë, për verifikimin
e tre gjyqtarëve të proceduar,
ku tre muaj më parë, Alibeaj-
Spahiu denoncuan njëri-tjetrin se
po shkelnin ligjin. Zyrtarisht, Ministria
e Drejtësisë tha dje pasdite se
në mbledhjen e KLD-së janë
shqyrtuar kërkesat e ministrit Alibeaj
për procedimin disiplinor të
tre gjyqtarëve të ish-Gjykatës së
Apelit Ushtarak Tiranë. Në ndryshim
nga njoftimi i Këshillit, i cili
argumentonte se verifikimi i veprimtarisë
gjyqësore ndaj këtyre tre
gjyqtarëve është kryer nga Inspektorati
në bazë të disa shkrimeve në
media, Alibeaj "mburrej" se është
ai që ka paraqitur para Këshillit të
Lartë të Drejtësisë, më datë 9 korrik
2008, kërkesat për procedim
ndaj tre gjyqtarëve. Gjithsesi, procedura
ka vazhduar dhe anëtarët e
Këshillit votuan në unanimitet shkarkimin
nga detyra të tre
gjyqtarëve që liruan Mihal Delijorgjin,
nga akuzat për evazion
fiskal. Mbledhja e djeshme ka zgjatur
katër orë, dhe mësohet se
gjatë saj, ka pasur debate të ashpra
nga gjyqtarët e proceduar Ylli Minka,
Naum Pajo dhe Shaqir Gradica.
Burimet nga KLD-ja thanë se
gjyqtarët e proceduar mbroheshin
me avokat, një procedurë jo ndjekur
kurrë më parë në një
mbledhje KLD-je. Ata u shprehën
se veprimet ishin më se korrekte
dhe vendimi ishte dhënë duke u
bazuar në legjislacion. Por KLD-ja,
me votim unanim, ka vendosur që
të shkarkojë nga detyra e gjyqtarit
në Gjykatën e Apelit në Durrës Ylli
Minkën, Naum Pajon dhe Shaqir
Gradicën, nën masën "abuzim me
detyrën". Sipas KLD-së, veprimet e
gjyqtarëve i kanë shkaktuar shtetit
shqiptar një humbje prej 1 milion
eurosh. "Ky procedim, theksoi zëvendëskryetari
i Këshillit të Lartë të
Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka filluar
mbi verifikimin e veprimtarisë
gjyqësore ndaj këtyre tre
gjyqtarëve, të kryer nga Inspektorati
i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
mbi bazën e një ankese të bërë
publike nga mediat vizive dhe të
shkruara". Çështja penale e gjykuar
nga tre gjyqtarët dhe e sjellë për diskutim
para Këshillit, i referohet
procesit penal në ngarkim të shtetasit
Mihal Delijorgji, i akuzuar
për kryerjen e veprave penale të
"Falsifikimit të vulave, stampave
ose të formularëve", si dhe "Kontrabandës
me mallra të tjera". Në këtë
proces, theksoi Kreshnik Spahiu,
nga ana e trupës gjyqësore, është
vendosur gjithashtu për padinë
civile me palë: paditëse Dega e
Doganës Durrës, palë e paditur
shoqëria tregtare "Përparimi" sh.a.,
me objekt detyrimin e shoqërisë së
sipërcituar për të shpërblyer dëmin
e shkaktuar ndaj shtetit, në shumën
e përgjithshme 122.668.851 lekë, (1
milion euro) dhe në përfundim prej
tyre është vendosur pushimi i çështjes
penale".
Delijorgji dhe skandali i gjyqeve
Denoncimi në "Shqip" / Të akuzuarin për evazion e shpëtuan gjyqtarët ushtarakë
Mihal Delijorgji është shpallur
i pafajshëm nga gjyqtarët e
Apelit Ushtarak, ndërsa Gjykata e
Shkallës së Parë e Durrësit e kishte
shpallur fajtor për kontrabandë me
mallra të tjerë dhe e kishte dënuar
me 10 milionë lekë gjobë dhe shlyerjen
e të gjitha shpenzimeve
gjyqësore. Trupi gjykues, në përbërje
të të cilit kanë qenë tre
gjyqtarë ushtarakë të Gjykatës Ushtarake
të Apelit, Naum Pejo, Ylli
Minka dhe Shaqir Gradica, ka
dhënë pafajësinë e plotë për Delijorgjin
dhe ka kërkuar pushimin e
çështjes, me përfundimin se nuk
provohen elementet e veprës penale.
Gjyqtarët e Apelit Ushtarak
kërkuan edhe rrëzimin e padisë
civile në këtë proces penal. Skandali"
Delijorgji" merrpërmasatëtjera
pas këtij vendimi që përfshin Apelin
Ushtarak, i cili ka gjykuar se Delijorgji
është i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij,
punadisavjeçareeautoritetevedoganore
dhe atyre hetimore, duheshin
hedhur poshtë. Katër vite më parë,
Delijorgjiuarrestuapërveprënpenale
të "Kontrabandës me mallra të tjerë"
dhepërveprënpenaletë "Falsifikimit
të vulave, stampave ose formularëve".
Hetimi dhe gjykimi i këtyre
akuzave për Mihal Delijorgjin
dhe shoqërinë "Përparimi sh.a.",
bazuar në kallëzimin penal të Drejtorisë
së Përgjithshme të Doganave
vazhdon të endet në dyert e drejtësisë
shqiptare prej katër vitesh. E
ndërsa ka kaluar në shkallët e para
të gjykimit, çështja "Delijorgji dhe
Përparimi sh.a." ka mbërritur në
këtë fillim viti në Gjykatën e Lartë.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Durrës, ajo është gjykuar nga një
trup gjykues i kryesuar nga kryetari
i gjykatës, Ervin Metalla, dhe me
anëtarë Markelian Koça dhe Arbana
Selmanaj.