E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga kinezit për kontrabandë

Një kinez është arrestuar në Rinas, pasi akuzohet
për kontrabandë cigaresh. Shërbimet e Policisë
së Komisariatit të aeroportit të vetëm shqiptar, bënë
të mundur dje kapjen e kinezit Wenyi Chen, 18 vjeç,
me një sasi prej rreth 100 steka cigaresh, pa pullë, të
cilat nuk i kishte deklaruar në doganë. Këtij personi,
gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni i Hetimit të
Krimit të Komisariatit të Policisë Rinas, iu gjet sasia e
cigareve të fshehura në tri çantat e udhëtimit. Wenyi
Chen do të udhëtonte me linjë ajrore drejt Kinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›