E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oligarket ruse i kerkojne Medvedevit “loje te ndershme”

Nga Oleg Shcedrov

Biznesmenet me te njohur ruse i kerkuan Presidentit te zgjedhur, Dmitri Medvedev, te respektonte te drejtat e tyre te prones dhe t'i mbronte nga nderhyrjet arbitrore shteterore. Medvedevi organizoi nje takim me Bashkimin Rus te Industrialisteve dhe te Sipermarresve (RSPP), qe media e konsideron “sindikata e miliardereve”, si pjese e pergatitjeve te tij per marrjen e detyres nga presidenti Vladimir Putin, me 7 maj. Nen regjimin e Putinit, shteti rus konsolidoi kontrollin mbi sektoret kryesore te ekonomise, nderkohe qe nje numer i madh biznesmenesh jane burgosur apo jane larguar nga vendi. Ketu duhet shtuar edhe fakti se nje numer biznesmenesh ankohen per ekzistencen e korrupsionit ne nivel shteteror. "Duhet te qartesohen roli i biznesit privat dhe shteteror ne ekonomine ruse”, thote shefi i RSPP-se, Aleksander Shohin. "Te sektoret jetike te vendit per sigurine kombetare dhe te ata sektore ku investimet duan kohe te kthehen, pjesemarrja direkt e shtetit duhet te kufizohet”, shton ai. "Te drejtat e prones duhet te garantohen. Pa te gjitha keto, zhvillimi i biznesit do te jete i kufizuar”, thekson Shohin.

Nderkohe, Medvedevi, edhe pse nuk beri ndonje deklarate parimore per ceshtjet qe shqetesojne biznesin rus, u tha lidereve te biznesit rus se, ne princip, binte dakord plotesisht me ta. Rusia po perjeton nje periudhe te gjate “bum”-i ekonomik, kryesisht nga eksportet e energjise, nderkohe qe rritja e Prodhimit te Brendshem Bruto (GDP) per vitin 2008 parashikohet ne shtate per qind. Por, ekonomistet thone se Rusia po punon nen potencialin e saj pasi elementet rregullatore te ekonomise po frenojne rritjen, vecanerisht ne sektorin joenergjetik. Ish-shtetet fqinje sovjetike, qe nuk zoterojne burime nafte, kane pasur nje rritje te GDP-se me te larte nga Rusia.

Medvedevi, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale te 2 marsit me ndihmen e pakursyer te Putinit, ka premtuar se do te vazhdoje politikat e ketij te fundit. Por, e kaluara e Medvedevit si avokat dhe si lideri i pare rus qe ka punuar ne nje kompani private, ka detyruar disa investitore te keshillojne qe Presidenti i ri rus do te kete marredhenie me te mira me biznesin sesa ato qe pati Putini.

Aleksander Jakunin, shefi me shume kompetenca i hekurudhave ruse, kompani shteterore, deklaroi ne kete takim se nuk kishte asgje te keqe qe shteti kishte aksione ne industri, perderisa zyrtaret luanin me rregulla te percaktuara mire. "Nese shohim ekonomite perendimore te konsoliduara si ajo amerikane, franceze apo britanike, mund te veme re se, gjate pese apo dhjete viteve te fundit, volumi i investimeve shteterore eshte rritur ndjeshem”, thote Jakunin. "Keshtu qe, kur flasim per rolin e shtetit ne ekonomi, ne nenkuptojme nderhyrjet e paligjshme nga ana e zyrtareve... Gjithcka qe ne duam eshte eliminimi i inflacionit, rregulli, qetesia dhe motivimi per punonjesit tane per te rritur produktivitetin e tyre”, thekson Jakunin.

(*) Reuters

PAK HISTORI

Gjate viteve '90, lobi i oligarkeve perbente nje problem te madh per Kremlinin, pasi biznesmenet e kompanive te medha private luajten nje rol kryesor ne percaktimin e politikave qeveritare. Situata ndryshoi me ardhjen e Putinit, i cili theksoi se fuqia e tepert politike ne duart e interesave te biznesit perbente kercenim ne rigjallerimin e shtetit rus.

Sulmet ligjore me mbeshtetjen e Kremlinit kunder manjateve Vladimir Gusinski, Boris Berezovski dhe Mihail Kodorkovski detyroi biznesmenet me te rinj qe te kishin nje profil me te ulet shoqeror dhe politik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›