E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga ciftit, sekuestrohet 16 kg heroine

TRENTO - Policia e Trentos dhe Guardia di Finances ne Itali, kane sekuestruar diten e djeshme 16 kg heroine, me nje vlere prej 1,6 milione euro. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te policise italiane, sipas te cilave hetimet kishin filluar kohe me pare dhe dje eshte arritur ne ndalimin e dy personave. Sipas karabiniereve te Trentos, mesohet se sasia e lendes narkotike, eshte gjetur ne makinen e nje rumuni, i cili ishte ne pranine dhe te nje shqiptareje, qe ka deklaruar se ishte rastesisht ne makine. Policia tha se aksioni per ndalimin e dy personave, kishte nisur ne mengjes dhe ata jane kapur ne rrugen kryesore te Trentos, ne autostraden shteterore, ku ne nje postbllok policia ka ndaluar makinen me te cilen po udhetonin. Pas kesaj, gjate kontrollit te ushtruar ne automjet, policia ka zbuluar lenden narkotike me nje vlere te madhe ne treg, prej 8 kilogramesh heroine, qe do te ndahej ne mbi 80 mije doza per shitje, ku do te perfitohej nje shume prej me shume se 1,6 milione euro. Pas ndalimit, shqiptarja, emri i se ciles nuk behet i ditur dhe i dashuri rumun, jane derguar ne qeli, ku do te hetohen per shperndarje lendesh narkotike.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›