Kazaku: Droga nuk eshte e imja
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg" per 47-vjecarin nga Kazakistani, Aleksandro Zeitinidhis, i cili u kap me sasine prej 12,7 kg lende narkotike heroine dhe hashash, ne piken kufitare te Kakavijes. Perpara gjykates Zeitinidhis ka mohuar akuzat e ngritura, duke pretenduar se sasia e droges nuk eshte e tij. Ai ka sqaruar gjykaten se ne vendin tone kishte ardhur per te takuar nje mikun e tij. Nderkohe qe diten e arrestimit ka qene duke u kthyer ne Greqi ku edhe banonte ne Athine. Nderkohe qe prokurori i ka sqaruar gjykates se 47-vjecari dyshohet se ka transportuar sasine prej 6,4 kg heroine dhe 6,3 kg marijuane, e cila dyshohet se do te trafikohej per ne Greqi. Per kete prokurori i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike". Po dje eshte lene ne burg edhe shqiptari Nandi Kacaj, nga Saranda, qe u kap ne autobusin e linjes Sarande-Athine me 2 kg marijuane nga policia e Kakavijes.
R.C
R.C