Vjedhje e trafik, goditet grupi shqiptar
NOVARA - Pese shqiptare kane rene ne pranga ne Novara, pasi jane te akuzuar per vjedhje te ndodhura ne kete zone, gjate dy viteve te fundit. Gjate dites se djeshme, media italiane ka bere te ditur se, karabinieret kane bere te mundur arrestimin e pese shqiptareve, te cilet merreshin me vjedhje banesash, shfrytezim prostitucioni dhe trafik droge, ndersa gjate kontrollit pas prangosjes u eshte sekuestruar me shume se 1,5 kilograme heroine dhe mjete te tjera qe sherbenin per perpunimin e droges. Policia e Novaras ka bere te ditur se ndaj te arrestuarve, qe nuk u behet i ditur emri, hetimet kishin filluar prej tre muajsh pas denoncimeve te bera nga banoret, te cilet kishin rene pre e tyre. Operacioni ka perfunduar po diten e djeshme ne kete province. Policia tha se kane qene denoncimet e bera nga te demtuarit, te cilet kishin identifikuar njerin nga te dyshuarit. Pas kesaj, policia kishte organizuar operacion, ku pervec te arrestuarve per vjedhje ka mundur te sekuestroje dhe 1,5 kilograme heroine. Dyshohet se te ndaluarit jane perfshire edhe ne vjedhje te tjera banesash.
A.C
A.C