Ekzekutoi prinderit, zbulohet i vdekur
"Djalli me koke te madhe do t'ju marri. Ndersa trupin tim do ta gjeni ne liqen apo lume". Shenimet e gjetura ne nje leter nga policia e Miciganit ne shtepine e Artur Shehut rreth dy muaj me pare, atehere kur emigranti shqiptar do te shpallej ne kerkim per vrasjen e prinderve te tij, Syrja dhe Safo Shehun, duket se jane vene ne jete, duke sjelle dhe gjetjen e trupit te tij ne liqenin e Cikagos. Nje dite me pare, trupi i pajete 33-vjecarit eshte pikasur nga nje peshkatar ne liqenin e Kontese, ndersa policia tha se behej fjale per nje vetevrasje. Gjithcka eshte bere publike dje ne mediat amerikane, te cilat thane se eshte gjetur ne nje liqen te Miciganit, trupi i pajete i Artur Shehut, personit qe kerkohej nga janari i ketij i viti nga policia amerikane per vrasjen e prinderve te tij. Edhe pse autoritetet jane ne pritje te konfirmimit te ekspertizes, megjithate oficeret e policise thane dje se trupi i perket Artur Shehut.
Sipas mediave, referuar te dhenave te policise, mesohet se ka qene nje peshkatar qe ka dalluar kufomen rreth ores 08:00 me oren lokale, prane portit te Montrose. Keqyrja paraprake e trupit ka zbuluar se viktima ishte qelluar me nje plumb ne koke. "Ne e dinim se ai ishte menderisht i semure", eshte shprehur pas gjetjes se trupit Zhozefi, avokati i Kontese. Nderkohe qe, sipas Du Page Birkett, nje zyrtari te policise ne kete vend: "Nuk e menduam se ai do te ndermerrte nje veprim te tille deri ne vetevrasje". Diten e ngjarjes policia ka gjetur nje leter ne shtepine e tij, ku pranohej vrasja e prinderve, si dhe qe Shehu po planifikonte te vriste veten. Sipas shenimeve, "trupi i tij i djegur nuk do te gjykohej kurre". Ne te kundert, taksisti lajmeronte policine se trupin do ta gjenin ne liqen apo ndonje lum te vendit. Policia do te gjente taksine e braktisur ne rrugen "Addison", prane nje liqeni, por qe pas kerkimeve nuk rezultoi asgje.
Policia tha se trupi i tij mendohet te kete qendruar ne uje mbi nje muaj. Birkett eshte shprehur gjithashtu se per t'u siguruar, duhet pritur rezultati i ekspertizes. Megjithese informacionet paraprake bazuar ne pershkrimin fizik te kufomes si dhe shenjat dalluese, flasin per Artur Shehun. Sipas policise, shqiptari ishte nje emigrant legal ne SHBA dhe qe fliste me veshtiresi anglishten. Prinderit e tij kishin ardhur nga Kanadaja. Ngjarja ka ndodhur me 7 janar te ketij viti, ne nje shtepi ne zonen e Villa Park, ne periferi te Cikagos, SHBA, kur nje cift emigrantesh shqiptare, Syrja Shehu, 66 vjec dhe bashkeshortja e tij, Safo, jane gjendur te vrare nga nje fqinj i tyre, i cili me pas ka lajmeruar dhe policine. Sipas te dhenave te para te policise amerikane, 33-vjecari mund ta kete kryer krimin si pasoje e problemeve mendore qe ka shfaqur kohet e fundit, ndersa cilesohet dhe si shume i rrezikshem.
Perg. Artan Cena