E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet punishtja e pensioneve false

Artan Cena

Perfitimi i pensioneve false ka sjelle dhe arrestimin e pare nga policia e kryeqytetit gjate dites se djeshme. Burime zyrtare te Policise se Tiranes thane se zbuluan ne nje banese dokumente qe falsifikoheshin me qellim qe te nxirrnin pensione per persona qe paguanin parate. Sipas policise, banesa e kontrolluar sherbente si baze falsifikimi per dokumentet zyrtare. Gjate ketij kontrolli agjentet vune ne pranga pronarin e kesaj banese, si pergjegjes per kete veprimtari te paligjshme, nderkohe qe ka ndaluar dhe djalin e tij, per akuzen e shperndarjes se lendeve narkotike, duke i gjetur dhe rreth 1,6 gram kokaine. Forcat e seksionit te Krimit Ekonomiko-Financiar, sekuestruan nje sere dokumentesh zyrtare te falsifikuara ne banesen e Rasim Veizit, 55 vjec, i cili u arrestua ne kushtet e flagrances.

Nga hetimet e para rezulton se 55-vjecari Veizi dyshohet se u ka pergatitur individeve te ndryshem dokumente false, me qellim perfitimin e pensioneve te pleqerise, sigurime shoqerore etj., ne shumen e 200-300 mije lekeve. Nder dokumentet e sekuestruara permenden rreth 300 libreza pune, libreza ushtarake, vertetime punesimi, libreza kontributesh shoqerore, certifikata personale dhe familjare, te cilat dyshohen se jane falsifikuar. Po ashtu, u sekuestruan dhe materiale shkresore, ku deklaroheshin shumat e perfituara per pajisjen e shtetasve me dokumentacion per perfitimin e pensionit. Nga ky sherbim i arrestuari perfitonte nga 200-300 mije leke. Policia ne bashkepunim me prokurorine, po punojne per dokumentimin e plote te ketij rasti, si dhe zbulimin e personave te tjere qe mund te jene perfshire ne te.

Hetimet ne lidhje me arrestimin e Veizit, lindur ne Diber dhe banues ne Allias, Tirane, kishin filluar muaj me pare. Policia tha se disponohen informacione te shumta operative sepse dyshohet se gjate nje periudhe te gjate kohore prej me shume se gjashte vitesh, u ka pergatitur personave te ndryshem dokumente per perfitim te subvencioneve nga shteti ne menyre te paligjshme, si per shembull, perfitim i pensioneve ne menyre te paligjshme, perfitim ne menyre te paligjshme te sigurimeve shoqerore, duke i realizuar te gjitha keto ne pergatitjen dhe plotesimin e dokumente te falsifikuara.

Policia sekuestroi 200 dosje pensionesh

Nje jave me pare, Policia e Tiranes sekuestroi 200 dosje te Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore ne Tirane, per persona qe kishin perfituar pensione pleqerie ne menyre te jashteligjshme, duke paguar nen dore deri ne 500 mije leke. U denoncuan 11 ish-zyrtare te minieres se Krrabes dhe te Drejtorise se Sigurimeve qe dyshoheshin si te implikuar ne kete ceshtje. Veprimtaria mendohet se kishte nisur qe prej vitit 2000 dhe kishte zgjatur deri nje vit me pare. Ne policia u kallezuan edhe dy persona te tjere, tre dite me pare, banues ne Kavaje, qe kishin perfituar pension ne menyre te paligjshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›