E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiada Londër 2012, eliminohet Kelmendi në çerekfinale

LONDER- Sportistja Majlinda Kelmendi, e cila garon në disiplinën e xhudos për Shqipërinë u eliminua në 1/8 e finales, nga konkurrentja e Mauritanisë. Me këtë eliminim u shuan shpresat e vendit tonë për një medalje.

Ditën e sotme ajo mundi të kalojë sfidën e parë në Lojërat Olimpike Londër 2012-të.

Kelmendi mundi kundërshtaren finlandeze Jaana Sunberg duke kaluar kështu në çerekfinale.

Dueli i parë për i xhudisten nga Peja ishte relativisht i lehtë, ku Kelmendi ka shfaqur teknikë të jashtëzakonshme. Majlinda e përfundoi luftën e saj me një ‘ipon’, që bëri që dueli të përfundonte pak para kohe, me ç’rast ajo e vërtetoi statusin e favorites për medale në kategorinë 52 kg.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›