E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletët protestojnë në Twitter

Një grup atletësh amerikanë po përdorin Twitter-in për të protestuar kundër një rregulli të Lojërave Olimpike, i cili i ndalon ata të paraqiten në reklama për të tjerët, përveç sponsorëve zyrtarë të Olimipadës.

Mesazhi i tyre në faqen e rrjetit social thotë: Jam krenar që jam një olimpik, por ne kërkojmë ndryshime të rregullit 40.

Rregulli 40 i Kartës Olimpike mbron 11 kompani ndërkombëtare, të cilat, për katër vjet, kanë paguar nga 100 milionë dollarë për të drejtat e tyre globale për të sponsorizuar Lojërat Olimpike.

Atletët rrezikojnë të përjashtohen nga Olimpiada, nëse thyejnë rregullin.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›