Romela Begaj, sot shpresa e fundit për medalje olimpike
LONDËR- Shqipëria do të ketë sot shansin e fundit për medaljen e parë olimpike, teksa në pedanën e Londrës do të zbresë flamurmbajtësja Romela Begaj. Peshëngritësja kuqezi do të garojë në peshën 58 kilogramë në orën 12.30, duke synuar të bëjë një mrekulli përballë konkurrenteve shumë të forta. Sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë tek ajo, duke qenë se pjesa tjetër e atletëve duken disi larg kohëve olimpike. Romela u shpall nënkampione e Evropës në Europianin e Antalias, në maj.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)