Olimpiada e matematikës Regi Çallmori i 9-i në Shqipëri
13/06/2011 Nxënës i klasës së tretë të shkollës “1 Maji” në Berat: Dëshiroj të bëhem astronaut
BERAT- Është kthyer fitues nxënësi i klasës së tretë të shkollës “1 Maj”, Berat, Regi Çallmori, i cili në olimpiadën XI, të matematikës organizuar nga “Udha e Shkronjave”, në shkallë kombëtare ku kanë marrë pjesë 146 nxënës nga Shqipëria dhe Kosova, ka zënë vendin e 9-të me 23 pikë nga 25 të mundshme për vendin e parë. Një javë më parë “Udha e Shkronjave”, në shkallë kombëtare ka organizuar Olimpiadën e XI Kombëtare gara e matematikës ku kanë marrë pjesë 146 nxënës talent në matematikë të klasave të treta nga Shqipëria e Kosova.
Olimpiada
Nga shkolla të ndryshme të qarkut të Beratit kanë marrë pjesë 13 nxënës të cilëve Regi Çallmori, Denis Ormenaj, Sejdin Çuçi, Zino Velshnja, Izabora Kolldani, Arkid Lutaj, Ergi Yzbashi, Baki Ismaili, Xhevaire Qorri, Vanesa Sinjari, Kevin Haxhiaj, Era Vavla, Denisa Karapiti. Ndërsa pjesëmarrës kanë qenë nxënës talent në matematik nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë Durrës, Shkodër, Fier, Pogradec, Korçë,
Librazhd, Elbasan, Burrel, Bilisht, Kuçovë, Berat, Përrenjas dhe nga kryeqyteti Shqipërisë, Tiranë, e ai i Kosovës, Prishtinë, si dhe pjesëmarrës kanë qenë nxënës nga disa shkollat të qyteteve të tjera të Kosovës, Fushë Kosova, Mitrovica, Prishtina, Gjakova etj. Duket se tradita beratase nuk ka ngelur pas apo më mirë të themi se nxënësit talent ndjekin nga pas nxënësin e talentuar nga Kuçova Namik Malasi, i cili në klasën e 7 para 5 vjetësh zgjidhte problemet e matematikës për studentët apo u bënte atyre kurs për t’u paraqitur në provimet e sezonit apo dhe të shtetit. Vlen të përmendet se tre vendet e para kanë marrë pikë të barabarta në matematikë, sipas rregullores vend më të lartë kanë zënë garuesi që ka më shumë pikë në formim. Kështu vendin e parë e ka zënë Doris Zhambjaku nga Tirana, ndërsa në dy vendet e dyta janë rreshtuar Arkid Kaleci Tiranë dhe Ebi Balla po nga shkollat e Tiranës. Mes 146 nxënësve garues mundëm të përmendim vetëm disa prej tyre nga Shqipëria e Kosova, të cilit janë Endri Shënplaku Elbasan, Deni Bani, Gjirokastër, Evina Komi, Shkodër, Sendi Tasellari Pogradec, Megan Vila Korcë, Denis Ormenaj, Kuçovë, Sedion Çuçu Berat, Andi Ramlikaj Burrel, Donjeta Hoxha Fushë-Kosovë, Yllka Vita Fushë - Kosovë, Blodin Shabani Mitrovicë, Anjeza Curri Fushë – Kosovë, etj. I pyetur nga gazeta për vendin e arritur në olimpiadën e XI të matematikës organizuar nga “Udha e Shkronjave”, Redi Çallmori tha për gazetën se konkursi u zhvilluan në kushte të mira të barabarta dhe pa anësi, vendet u ndanë sipas meritës në përgatitje. Ndërsa për pasionin e tij të mëtejshëm Regi Çallmori tha se ëndrra e tij ishte të bëhej astronaut, sipas tij, është dega që i pëlqen më shumë të merret për të mësuar gjithçka mbi hapësirën dhe planetët e saj në tërësinë e tyre.