Olimpiket 2012 Londra ka mbyllur 90 te punimeve

Lojrat Olimpike janë gati të nisin numërimin mbrapsh një vit nga hapja e kompeticionit më të madh të sportit botëror, ndërkohë që organizatorët e Olimpiadës Londër 2012 shprehen entuziastë për punën e bërë deri tani në ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës së nevojshme për këtë turne gjigand.
Lojrat Olimpike do të nisin më 27 korrik të viti të ardhshëm, ndërsa deri tani kanë përfunduar gati 90 përqind e punimeve dhe sipas organizatorëve janë kaluar të gjitha vështirësitë teknike dhe financiare të projektit. Më shumë se 30 vende në kryeqytetin anglez do të presin kompeticione të ndryshme të Lojrave Olimpike përfshirë dhe impiantet ikonë të sportit anglez.
Stadiumi legjendar “Wembley’ do të jetë në dispocizion të ndeshjeve të futbollit dhe po ashtu fushat e tenisit në Wimbledon dhe impianti kombëtar i kriketit. Jo vetëm kaq, pasi edhe ambjentet që zakonisht përdoren për hipizëm nga familja mbretërore do të shndërrohen në fusha të vojelbollit në plazh.
Përveç impianteve të gatshëm, organizatorët kanë ndërtuar edhe stadiume portativë, të cilët do të cmontohen në përfundim të Lojrave Olimpike, që kthehen në Europë pas tetë vjetësh pas atyre të organizuara në Athinë në vitin 2004.
Nertan Prifti