Sanchez ne Camp Nou. Prezantohet para tifozeve

Barcelona ka prezantuar Alexis Sanchez, i cili u transferua me bujë te kampionët e Spanjës dhe Europës, pas një paraqitje të shkëlqyer në kampionatin italian me Udinezen. I kërkuar nga gjithë skuadrat më të mëdha të kontinentit, sulmuesi kilian preferoi të luajë te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, e cila shpenzoi 26 milionë euro për të mbyllur këtë operacion të vështirë në merkato.
Po ashtu, klubi spanjoll duhet të paguajë dhe 11.5 milionë euro të tjera, nëse me Sanches në skuadër arrin të fitojë sërish titullin kampion në Spanjë dhe Ligën e Kampioneve në Europë. I pritur me shumë entuziazëm nga tifozët e Barcelonës, Sanchez e ka cilësuar si një ëndërr të bërë realitet kalimin e tij te gjigandët e futbollit spanjoll.
“Jam shumë i lumtur. Gjithmonë kam ëndërruar të luajë me Barcelonën dhe tani jam këtu për të shpërblyer të gjithë besimin që më kanë dhënë drejtuesit e këtij klubi. Është diçka fantastike të jesh pjesë e një ekipi ku luajnë disa prej lojtarëve më të mirë të botës, si Mesi, Xavi apo Iniesta”, ka thënë Sanchez në konferencën e parë për shtyp si lojtar i Barcelonës.
Më pas sulmuesi i kombëtares së Kilit është përshëndetur me tifozët në stadiumin legjendar “Camp Nou” ku dhe do të luajë duke nisur nga sezoni I ardhshëm. Sanchez do të vendoset përkrah Lionel Messit dhe David Villa në sulmin e Barcelonës, e cila objektiv të radhës në merkato ka blerjen e kampitenit të Arsenmalit Cesc Fabregas.
Nertan Prifti