E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrapim ne mal kampionati i 27-te boteror ne Shqiperi

Kampionati botëror i vrapimit në mal ka marrë mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha, i cili priti në një takim, në selinë e Kryeministrisë, presidentin e Federatës Europiane të Atletikës, Hansjorg Wirz dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës Botërore të Atletikës, Pierre Weiss.

Kampionati i 27-të Botëror i Vrapimit në Mal do të nisë më 11 shtator, ndërsa është një nga kompeticionet më të rëndësishme që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Pasi morën mbështetjen e qeverisë, drejtuesit e lartë të atletikës premtuan mbështetjen e federatave që drejtojnë për realizimin e një piste moderne në Shqipëri. Kryeministri Berisha bëri të njohur vullnetin e qeverisë së tij për ta bërë Tiranën me një qendër të re të atletikës, e cila do të pajiset me të gjitha facilitetet moderne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›