Bastet e paligjshme UEFA Do te nderhyjme fuqishem

UEFA do të ndëryjë fuqishëm dhe pa asnjë tolerim kundër basteve të paligjshme që në muajt e fundit kanë tronditur nga themelet futbollin në disa kampionate të Europës.
Ky është premtimi i presidentit të qeverisë evropiane të futbollit Michel Platini, i cili ka vizituar Greqinë një nga vendet që u prek nga skandali i trukimit të ndeshjeve. Platini është takuar me kryeministrin e vendit Jorgo Papadreu dhe ministrin e sporteve Pavlos Geroulanos dhe i ka siguruar ata se UEFA do të sjellë eksepertët e saj për të ndihmuar hetimet mbi trukimin e ndeshjeve.
“Bastet e paligjshme janë kthyer në një gangrenë për futbollin botëror. UEFA monitoron rreptësisht të gjitha ndeshjet që luhen nën siglen e saj dhe nuk do të lejojë asnjë tolerim”, ka thënë Mischel Platini. Skandali në futbollin grek pasoi atë në kampionatin Italian dhe turk.
Disa nga skuadrat më të mëdha të kampionatit helen dhe presidentët e tyre përfshirë atë të gjigandëve të Olimpiakosit akuzohen se kanë paracaktuar rezultatet e disa ndeshjeve në sezonin e shkuar. Hetimet e prokurorisë greke zbuluan një rrjet të vërtetë bastesh të paligjshme, ndërsa deri tani dhjetra persona janë arrestuar.
Nertan Prifti