Olimpikët ndërkombëtarë nuk e njohin Ademin
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, CIO, si dhe ai Europian, CEO, nuk e njohën si të ligjshme të ashtuquajturën Asamble të Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të zhvilluar më 20 mars, në përfundim të së cilës u zgjodh president Esat Ademi. Sipas organizmave të larta ndërkombëtare, organizimi i një asambleje, pa marrë parasysh rekomandimet e tyre të mëparshme, ka shkelur kartën olimpike. CIO ka deklaruar në deklaratën e saj, dërguar KOKSH-it, se më 30 mars do të mbërrijë në Shqipëri Patrik Hikej, përfaqësues i lartë i CIO-s e presidenti i Komitetit Olimpik Europian, për të njohur nga afër situatën e për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare ngërçit olimpik shqiptar. Sipas tyre, Shqipëria rrezikon seriozisht përjashtimin nga CIO dhe aktivitetet ndërkombëtare.
27 Mars 2009