Vodafone, sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare
Vodafone Albania mbështet për të dytin sezon radhazi si sponsor zyrtar skuadrën kombëtare të futbollit. Gjatë një mbrëmjeje speciale gala, Vodafone Albania deklaroi se kompania do të jetë për të dytin sezon radhazi në mbështetje të skuadrës kombëtare të futbollit si sponsor i saj zyrtar, duke fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin me grupin përfaqësues. Me pjesëmarrjen në këtë mbrëmje të lojtarëve të kombëtares dhe anëtarëve të FSHF-së, Vodafone Albania uroi fitore të madhe dhe rikonfirmoi suportin e saj të vazhdueshëm për përpjekjet e skuadrës. Duke pasur si synim kryesor ndarjen e emocioneve të fitores dhe krenarisë me të gjithë popullin shqiptar, në ndeshjet e ardhshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2010, sponsorizimi i Vodafone Albania thekson edhe një herë përkushtimin global të Vodafone ndaj futbollit.
“I urojmë kombëtares shqiptare të futbollit të arrijë qëllimet e saj, njëkohësisht duke promovuar idealet e sportit në mënyrën më të mirë. Ne kemi bindje të thellë se kjo skuadër është ambasadore e Shqipërisë në fushën e sportit dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur në përpjekjet e tyre”, - u shpreh z. Charalampos Broumidis, drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania. Ai vijoi më tej: “Duke ndarë të njëjtin vizion, ne jemi të sigurt se me punë dhe veprim të përbashkët ne mund të arrijmë rezultate maksimale. Ne do të jemi aty, në ndeshjen e ardhshme kundër Hungarisë, për të mbështetur skuadrën kombëtare të futbollit”.
27 Mars 2009