E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olivia Wilde: Trupi im shkon me vitet 70

Olivia Wilde ka pozuar me një kostum lëkure të ngjitur pas trupit për të rikrijuar skenat nga filmi i saj i fundit Rush në një set fotografik për revistën Allure.

Në intervistë, aktorja 29-vjeçare theksoi se ka lindur në epokën e gabuar pasi format e saj trupore do të shkonin më shumë me vitet 70: Gjithmonë kam menduar se kam një trup të përshtatshëm për vitet 70. Shpatulla të gjera, gjoks të vogël Atëherë ka pasur veshje shumë të bukura që shkonin me një trup të tillë.

Duke folur për një temë delikate për femrat aktore, Wilde mendon se në Hollivud nuk shijohet aspak arti i të ushqyerit: Kemi frikë nga karbohidratet, sheqernat Kemi frikë nga gjithçka. Kemi distancuar veten nga bukuria e ushqimit.

Në filmin më të fundit me titull Rush, Olivia Wilde luan rolin e bashkëshortes së pilotit të Formulës 1 James Hunt, e cila e la atë për aktorin Richard Burton. P.K

wilde-allure1

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›