E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liam-Cyrus konfirmojnë ndarjen

Liam Hemsworth dhe e fejuara e tij Miley Cyrus konfirmuan zyrtarisht ndarjen,ndërsa 23-vjeçari duket se ka nisur një raport me një aktore meksikane.

Përfaqësues të të dyve pranuan në revistën People se Liam dhe Miley i kanë fund pas tre vitesh së bashku.

Që prej fejesës në 2012-n, ka patur disa herë zëra për një ndarje të mundshme mes të dyve, por këtë herë thashethemet konfirmohen edhe nga faktet, me Liam që është fotografuar disa herë në shoqërinë e aktores meksikane Eiza Gonzales.

Sipas revistës People, ndonëse prej kohësh në krizë, ishte kërcimi provokues i Miley në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve MTV ai që bindi Hemsëorth ti jepte fund. P.K

Miley-Cyrus-Liam-Hemsworth-k195012

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›