Shala pa kuorum vendimi serish ne Kolegj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundur te marre nje vendim per kerkesen ankimore te Partise Demokratike per pavlefshmeri te zgjedhjeve ne Komunen Shale ne Shkoder per shkak te mosarritjes se kuorumit te nevojshem prej pese votash. Pas me shume se dy ore debatesh KQZ votoi me kater vota pro dhe dy kunder kerkesen ankimore te PD-se e cila kerkonte pavlefshmeri te zgjedhjeve me arsyetimin se disa zgjedhes jane ndaluar te marrin pjese ne votim ndersa dy te tjere kane votuar pa pasur emrin ne liste dhe kjo per perfaqesuesit ligjore te PD perben shkelje te ligjit.
Nderkaq perfaqesuesit ligjore te Partise Socialiste kane shpjeguar se keta persona te cilet nuk jane lejuar te votojne kane pasur probleme me te dhenat personale ndersa dy personat qe nuk kane pasur emrin ne liste kane votuar me vendim gjykate.
Tashme ceshtja e Komunes Shale e cila po mban peng edhe rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te 8 majit pritet ti kaloje per shqyrtim Kolegjit Zgjedhor nga ku do te vendoset nese do te perseriten per te treten here zgjedhjet ne kete komune apo do te zyrtarizohet fitues me dy vota diference kandidati i opozites.