E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Foto dhe dokumente për çdo investim

Kryetari i grupit të punës për Qarkun e Fierit nga Partia Demokratike, Sokol Olldashi, ka urdhëruar Këshillin e Qarkut të Fierit për të përgatitur një material të zgjeruar, ku do të prezantohen të gjitha investimet e kryera gjatë katër viteve të qeverisjes së djathtë. Materiali në fjalë do të përdoret për fushatën elektorale të qershorit. Urdhri i Olldashit, i cili si kryetar i grupit të punës mendohet se do të kandidojë për deputet në Qarkun e Fierit, ka mbërritur në Këshillin e Qarkut dhe në degën lokale të PD-së mbrëmjen e së martës. Paraditen e djeshme, dy strukturat kanë nisur punën për zbatimin e tij. Kreu i këshillit, Luan Muçaj, ka mbledhur dje administratën dhe ka ngritur dy grupe pune, të cilat do të verifikojnë investimet e kryera. Ai i ka urdhëruar vartësit që pasqyrimi i të gjitha investimeve të qeverisë aktuale të bëhet jo vetëm me foto dhe dokumente, por edhe me pamje filmike. Të njëjtin aksion ka ndërmarrë edhe dega e PD-së në Fier, që po shkon komunë më komunë dhe fshat më fshat për të parë dhe fotografuar ndërhyrjen me investime të qeverisë. Si nga Këshilli i Qarkut të Fierit edhe nga dega e PD-së nuk është marrë parasysh fondi që do të duhet për realizimin dhe përpilimin e materialit të kërkuar. Ndërkohë që vihet në dyshim se sa i kënaqur do të mbesë ministri Sokol Olldashi, njëkohësisht kryetar i grupit të punës për këtë proces dhe aq më shumë për investimet që janë kryer në zonën ku do të kandidojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›