E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, vizitë në familjen e dëshmorit

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje një vizitë në familjen e dëshmorit Indrit Cara, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës. Në dhjetëvjetorin e humbjes së jetës së "Ushtar Kavajës", kryetari i LSI-së, z. Meta, u shpreh se vizitonte familjen Cara për t‘u shprehur familjarëve të Indritit mirënjohjen dhe respektin për veprën e djalit të tyre, i cili la Londrën ku jetonte, për të dhënë jetën për një Kosovë të lirë. Humbja e djalit tuaj sigurisht që është një humbje e madhe për familjen dhe të afërmit tuaj, por njëkohësisht, u shpreh Meta, është dhe një krenari besoj, sepse ai humbi jetën duke luftuar për lirinë e vëllezërve të tij dhe tanëve. "Ne shohim sot se kjo sakrificë sublime nuk ka shkuar dëm, sepse sot Kosova është e lirë, është shtet i pavarur dhe që sot Shqipëria dhe Kosova po afrohen gjithnjë e më shumë drejt bashkimit", u shpreh ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›