NATO: Shqipëria, zyrtarisht anëtare
Aleanca e Atlantikut të Veriut zyrtarisht kaloi me 28 vende anëtare, duke përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë. "Ky është një lajm shumë i mirëpritur. Shqipëria dhe Kroacia kanë punuar shumë fort për të përmbushur standardet e Aleancës në lidhje me demokracinë dhe me situatën e mbrojtjes", u shpreh zëdhënësi i Aleancës, James Appathurai. Sipas tij, këto dy vende kanë kapërcyer atë që jo shumë kohë më parë ishte një periudhë e vështirë e historisë së Ballkanit, për t‘u kthyer në kontribuues për stabilitetin rajonal dhe të sigurisë ndërkombëtare nëpërmjet NATO-s edhe para anëtarësimit. "Tani ata do të marrin pjesë plotësisht në këtë Aleancë. Ata do të kenë zërin e tyre të plotë e të barabartë me të gjithë aleatët e tjerë, kur NATO të marrë vendimet e saj. Dhe ata do të përfitojnë nga siguria kolektive që ofron Aleanca, por do të mbajnë gjithashtu mbi supe përgjegjësitë që kërkon kjo siguri kolektive në mes aleatësh", nënvizoi zëdhënësi i NATO-s. Sakaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hup Shefer (Jaap de Hoop Scheffer), në një komunikatë për shtyp përshëndeti ngrohtësisht dy anëtarët e rinj në këtë ditë, që edhe Shefer e cilësoi si historike. "Mezi presim shefat e shteteve dhe qeverive të Shqipërisë e Kroacisë të na bashkëngjiten në samitin e fundjavës", tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës. Më datën 7 prill, të martën pas Samitit të Strasburg/Kehl, në selinë e NATO-s në Bruksel do të zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë krah 26 aleatëve të tjerë. Zëdhënësi i aleancës vlerësoi po dje se është mirë për NATO-n, pasi në tavolinë do të vijnë dy vende të reja me idetë dhe Forcat e tyre të Armatosura dhe që janë të mirëseardhura. "Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë është një demonstrim i vullnetit dhe aftësisë së tyre për të kontribuar në NATO", u shpreh ai. Ky, vijoi Appathurai, është një zhvillim pozitiv për Ballkanin Perëndimor, sepse të dyja vendet do të sjellin stabilitet tek vendet fqinje, të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, apo të Bashkimit Evropian. Në vlerësimin e tij, "anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Kroacisë është një demonstrim i parimit shumë të rëndësishëm të Aleancës, se dyert e saj mbeten të hapura dhe mund t‘ju them se kështu do të vazhdojë". Gjatë prononcimit të tij për median, zëdhënësi tha se NATO do të dëshironte një marrëdhënie më të mirë me Serbinë. "Për këtë nuk ka dyshim. Kemi një seri marrëdhëniesh institucionale, kemi një marrëveshje partneriteti me zyrën përfaqësuese ushtarake të NATO-s në Serbi. Ndërkohë, bashkëpunimi mes NATO-s dhe Serbisë për Kosovën po ecën mirë", u shpreh ai. NATO dëshiron ta shohë Serbinë të marrë vendin e saj të plotë në strukturat euroatlantike, pasi, sipas tij, Serbia është një nga vendet e rëndësishme të Ballkanit, në mos më i rëndësishmi. "Nga ana tjetër, edhe Serbia duhet të dëshirojë një marrëdhënie më të mirë me NATO-n. Ajo duhet të shikojë përpara në të ardhmen dhe jo pas në të shkuarën. Mendoj se ka shumë hapësirë për afrim mes NATO-s e Serbisë dhe NATO e dëshiron këtë afrim", nënvizoi Appathurai.
SHBA
Sallabanda dorëzoi
dokumentet e aderimit
Shqipëria dhe Kroacia u bënë dje dy nga vendet e reja të Aleancës së NATO-s, duke e çuar numrin në total 28. Dokumentet përfundimtare të anëtarësimit u dorëzuan në orët e paradites në Departamentin e Shtetit. Në një ceremoni në Departamentin e Shtetit, zëvendëssekretari Steinberg pranoi instrumentet e aderimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut për Shqipërinë dhe Kroacinë, për të cilat SHBA-ja është qeveria përgjegjëse për marrjen në dorëzim. Në momentin që zëvendëssekretari mori instrumentet e aderimit, Shqipëria dhe Kroacia u bënë aleate të NATO-s. Ambasadori shqiptar, Aleksandër Sallabanda, dhe ambasadori kroat, Kolinda Grabar-Kitaroviç, përfaqësuan vendet e tyre në këtë ceremoni. Zëvendëssekretari i Shtetit, Xhejms Stajnberg, duke i përshëndetur të dyja vendet tha se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë shënon një arritje të madhe, jo vetëm për qeveritë tyre, por edhe për popujt e këtyre dy vendeve, për vendosmërinë e treguar për të bërë punën e duhur për anëtarësim. NATO-ja, tha ai, i shikon me shumë seriozitet kushtet e anëtarësimit, sepse ato janë mjaft të rëndësishme për funksionimin e Aleancës. Aleanca, tha zyrtari i lartë amerikan, kërkon standarde të larta nga vendet anëtare dhe anëtarësimi është një shenjë respekti për përpjekjet e këtyre vendeve. Shqipëria dhe Kroacia u përfaqësuan në ceremoninë e sotme nga ambasadorët përkatës, Aleksandër Sallabanda dhe Kolinda Grabar-Kitaroviç. Në takimin e lartë të NATO-s, më 3 dhe 4 prill, kryeministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë do të marrin pjesë në takim për herë të parë si anëtare të Aleancës.