Olldashi: Ja objektivat për 2012
10/01/2012 Analiza vjetore, MPPT detajon listën e rrugëve që përfunduan gjatë 2011
Cilat janë rrugët që do të asfaltohen, projektet e strehimit dhe ujësjellës-kanalizimeve
Ndërtimi i akseve të tjera rrugore pritet të jenë në krye të axhendës së punëve të Ministrisë së Punëve Publike gjatë këtij viti. Gjatë analizës vjetore, kreu i MPPT-së, Sokol Olldashi theksoi se buxheti i këtij viti parashikon intensifikim të punimeve në disa prej akseve më të rëndësishme të vendit, ndërsa tuneli i Krrabës, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan do të jetë projekti madhor. Sa i takon investimeve të realizuara gjatë vitit që sapo lamë pas, ministri Olldashi ka deklaruar se gjatë vitit 2011 është punuar në 452 km rrugë në mbarë vendin, prej të cilave 132 km janë përfunduar dhe janë në proces 320 km. “Në qoftë se do të duhej ta mblidhja me një fjali objektivin më madhor të vitit 2012-të për Ministrinë e Punëve Publike, kjo do të ishte dritë në tunelin e Krrabës. Unë jam i bindur se shumë më shpejtë nga sa e mendoni ju ne do të shohim dritë në tunelin e Krrabës, në objektin më të rëndësishëm infrastrukturor që është duke u ndërtuar në vend, në autostradën Tiranë-Elbasan”, - tha Olldashi. Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton mesatarisht 40 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan. Investimi më i rëndësishëm i rrugës është tuneli i Krrabës me një gjatësi prej rreth 2.4 km. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë. Afati i përfundimit të punimeve për tunelin është 18 muaj, ndërsa vlera e investimit 83 milionë dollarë. Autostrada Tiranë-Elbasan është e gjatë 26.9 km. Kjo rrugë është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit. Sa i përket transportit ajror, sipas Olldashit ka përfunduar ndërtimi i kullës së re dhe godinës ANTA 16 milionë USD dhe është në përfundim rikonstruksioni i godinës së vjetër në një vlerë totale 2.8 milionë USD, ndërsa vazhdon rritja e numrit të pasagjerëve në masën 11-12% në aeroportin Nënë Tereza.
Akset rrugore që nisin nga puna për 2012
1-Përfundimi i tunelit Tiranë Elbasan;
2-Vazhdimi i ndërtimit të Autostradës Tiranë –Elbasan;
3-Përfundimi i Autostradës Levan –Tepelenë;
4-Përfundimi i Autostradës Fier-Vlorë;
5-Përfundimi i By-Pass të Shkozetit , faza e parë;
6-Përfundimi i rrugës Shkodër – Hani i Hotit;
7-Fillimi i ndërtimit të By-Pass të Fierit;
8-Përfundimi i Nyjes së Vlorës;
9- Ndërtim Rruga Qukës – Qafë Plloçë Loti 2
10-Ndërtim Tepelenë- Përmet-Carshovë Loti 1
11- Ndërtimi i Urës së Matit;
11-Boshti i Jugut, segmenti Otllak-Kozarë;
12-Lushnjë - Berat
13 -Përfundimi i tunelit të Ujit të Ftohtë, Vlorë.
Akset që kanë përfunduar në 2011 :
•Milot – Fushë Krujë ( dublimi i superstradës ) Vlera: 5.377.146.530 lek
•Ndërtim rruga e Valbonës segmenti B. Curri - Margegaj- Dragobi Vlera: 1 172.007.761 lek
•Ndërtim Rruga Porto Romano, Durrës Vlera: 1. 148.206.431 lek
•Sistemim Asfaltim Rruga Peshkopi – Maqellare Loti 2 Vlera: 462.447.367 lek
•Sistemim Asfaltim Zëmblak – kryqëzimi Liqenas loti 1 Vlera: 1.095.566.585 lek
•Rikonstruksioni i Rrugës Aleksandër Goga Vlera: 222.357.389 lekë
•Sistemim Asfaltim Rruga e Gjinarit Vlera: 499.595.637 lekë
•Sistemim Asfaltim Rruga e Shishtavecit Vlera: 298 863 574 lekë
•Sistemim Asfaltim rruga Hyrëse, Sarandë Vlera në total 286.175.248 lekë
•Sistemim Asfaltim rruga “Pajovë – Shezë - Pekisht – Belsh Vlera: 382.595 .483 lekë
•Sistemim Asfaltim rruga Pushimi i Shoferit Lushnje- Divjakë Vlera 1. 170.326.117 lekë
•Sistemim Asfaltim Rruga “ Gosë – Vila Bashtove” Vlera: 969.740.293 lekë
•Sistemim Asfaltim Rruga Qafa e Koshovicës –Cakran Vlera: 297.287.219 lekë