E Diel, 1 Nëntor 2026

Llakaj: Berisha im nuk del në pension. Në politikë duhen ndëshkime sipas modelit kroat

agron-llakajAgron Llakaj është nga ata që kanë votuar ndryshimin politik .Artisti popullor i humorit  shprehet se  shqiptarët e duan humorin politik  po aq sa e duan politikën.

Ne realisht jemi një popull tejet i politizuar, sa ndonjëherë na duket sikur jemi turmë, të papërgjegjshëm për fatet tona. Shpesh njerëzit e pëlqejnë humorin politik  me një lloj tifozllëku: A çja bëre mirë atij a çja futet rëndë atij!, shprehet Llakaj.

Artisti popullor i humorit nuk e paragjykon kabinetin e ri qeveritar, por pret ndryshime.

E kam votuar kët lloj rotacioni me shumë dëshirë dhe ndryshimi më pëlqen shumë. Ashtu sikurse  pas disa vitesh mund të votoj një alternativë tjetër nëse kjo nuk do të më pëlqejë. Katër vjeçarin e parë të qeverisë së Berishës e kam pëlqyer për rezultatet, pavarësisht këndvështrimit opponent. Shqipëria ka bërë ndryshime të mëdha, por edhe po kaq shumë është abuzuar, është vjedhur, sin ë mall të babait. Ndryshimi do të fillojë kur dikush duhet të përgjigjet për abuzimet e vjedhjet dhe jo kur të fillojnë këta që erdhën në pushtet të shkruajnë emrin te milionerët e rinj. Kur të dëgjojmë lajme si ajo që ndodhi në Kroaci, atëherë do të na rritet besimi se Shqipëria po ndryshon, pohon Llakaj

Për sa i përket personazhit të Berishës ai sqaron: Do vazhdoj patjetër deri në momentin që ai do jetë pjesë reale dhe  e investuar në tregun politi8k shqiptar. Nëse Berisha do të dilte në pension edhe Berisha im do të dilte në pension. Port ë gjithë e dimë që ai është kryetari  de facto i Partisë Demokratike. Nuk mund të kuptohet PD-ja pa Sali Berishën, sepse në këtë frymë është investuar aty. Këta kanë ndërtuar një emër që pa këtë emër nuk bëhet. Në fakt duhet të dilnin emra të rinj, boll më me këtë kultin e individit. Ka djem dhe  vajza plot të talentuarPor , eeh sa kohë duhet

Llakaj nënvizon se , Imitimi i Berishës vërtet ka qenë i veçantë edhe për shkak të  forcës së emrit të tij në politikë por në rradhë të parë i ka bërë nder atij vetë, dhe jo mua. Madje edhe ai vetë do të vuajë nëse unë nuk do ta kem në galerinë e personazheve në këtë sezon, pohon aktori i huumorit për gazetën Dita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›