Topi pret në zyrën e tij ambasadorin amerikan
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, John Withers ka zhvilluar sot një takim me presidentin, Bamir Topi, takim i zhvilluar në presidencë. Presidenti Topi i shprehu Ambasadorit Uithers mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve mike dhe aleate do të zhvillohen edhe më tej. Gjatë takimit u diskutua rreth situatës politike në vend, konsolidimit të institucioneve të pavarura, forcimit të shtetit të së drejtës, rreth gjendjes së mediave në Shqipëri në përgjithësi si dhe problemeve të shfaqura kohët e fundit me lirinë e shtypit dhe të fjalës. Nga ana e tij Ambasadori Withers, pasi ndau të njëjta mendime me Kreun e shtetit shqiptar, theksoi edhe njëherë interesin e qeverisë amerikane për situatën dhe zhvillimet politike, ekonomike dhe të demokracisë në Shqipërinë duke e konsideruar vendin tonë si aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
...