Olldashi: PS la vend pa Plan Kombëtar të Transportit

Sipas tij, "Rama nuk i beson dot kilometrat e rrugëve të ndërtuara nga kjo qeveri", teksa shtoi se qeverisja socialiste e la Shqipërinë në vitin 2006 pa një Plan Kombëtar të Transportit, i cili u hartua më pas, me financim të Komisionit Evropian nga kjo mazhorancë.
"Rama i pjesëtoi me 10, km e rrugëve të ndërtuara, kur tha se janë 900 km rrugë të ndërtuara nga kjo mazhorancë. Në total janë të ndërtuara 9103 km rrugë. Vetëm me financim të DPRR-së janë investuar 2.2 miliardë euro dhe 2.2 miliardë euro janë në progres, që në total llogariten 4.4 miliardë euro", deklaroi Olldashi.
Ai shtoi se janë 302 km autostradë të ndërtuara, 1410 km rrugë të kategorisë A, 1410 km rrugë të kategorisë B, 108 km rrugë nacionale të kategorisë C dhe 236 km rrugë brenda territorit të qyteteve të ndryshme të vendit. "Të gjitha këto kategori rrugë që përmenda janë 2056 km rrugë, ose 70 % të rrjetit rrugor kombëtar të vendit me fonde të Drejtorisë së Rrugëve, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka investuar ndërtimin e 1090 km rrugë, me vlerë financimi 26.7 miliardë lekë", theksoi Olldashi.
Përveç këtyre dy programeve ka edhe fonde të tjera të lëvruara nga qeveria, përmes ministrisë së Brendshme dhe Fondeve të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve. "Janë 5987 km rrugë me vlerë financimi 28 miliardë lekë që janë ndërtuar përmes fondeve të akorduara nga qeveria qendrore dhe Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve", nënvizoi Olldashi.
Duke folur për standardet e rrugëve, kreu i MPPT-së theksoi se po zbatohen standardet më të mira europiane. "Në 2005-ën nuk kemi gjetur asnjë standard për ndërtimin e rrugëve. Kemi adoptuar standardet italiane në legjislacionin për ndërtimin dhe standardet britanike e ato amerikane që janë standardi më i mirë në rrugë", deklaroi ai. Duke sqaruar sigurinë në akset rrugore në vend, ministri Olldashi bëri të ditur se janë reduktuar me 50 % pikat e zeza, ose pikat e rrezikut.
"Në 2006 kishim 280 pika të zeza apo rreziku në rrjetin tonë rrugor kombëtar. Nga këto kemi eliminuar 50 % të tyre. Nuk mund të eliminohen 100 % në intervale 6-7 vjeçare. Është fenomen i vazhdueshëm. Mund t'i eliminosh ato pika të përcaktuara, por krijohen pika të tjera. Për sigurinë në rrugë janë investuar 9.8 miliardë lekë", tha kreu i MPPT-së. Në strategjinë kombëtare të sigurisë rrugore, nënvizoi Olldashi, parashikohet që në një afat të mesëm 20 vjeçar numri i aksidenteve të reduktohet në mënyrë drastike. /Start/
2012-03-29 16:19