Ekstradohet nga Italia 27-vjeçari i kërkuar për vrasje

Shtetasi Edmond Hasani, 27-vjeç, lindur në Mirditë, u ekstradua drejt vendit tonë, pasi akuzohet në Shqipëri për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtjes pa leje.
Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, më datë 20.01.2010, ka lëshuar masën e sigurisë arrest me burg. Shtetasi Edmond HASANI, më datë 08.01.2010, në Rubik, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të shtetasit Anduel MARKU, duke i shkaktuar vdekjen.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 10.11.2011, në Romë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /Start/
2012-03-30 08:33