Vlorë, pranga të superërkuarit për 50 vjedhje në Itali

Burime zyrtare bënë me dije se nga operacioni i përbashkët me Skuadrën e Lëvizshme të Policisë Romë të koduar “I SHUMËKËRKUARI” , u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ali Islamaj, me gjeneralitete të ndryshuara në (Altin Hoxha) 29-vjeç lindur në fshatin Drashovicë të Rrethit Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore u krye falë një bashkëpunimi dhe shkëmbimi intensiv të informacionit mes autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe atyre italiane.
Në ngarkim të shtetasit Islamaj, Gjykata e Penale e Romës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia italiane ka kryer më shumë se 50 grabitje me dhunë të vilave luksoze në qytet të ndryshme të Italisë duke përdorur metoda të ashpra kundër pronarëve të tyre për të marrë sendet me vlerë.
Përpara se të arrestohej në qershor 2011 nga policia italiane, ky shtetas më datë 14 Janar 2012 ka mundur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë ”Regina Celi” Romë ku ndodhej në masë sigurie dhe hetohej për disa vepra penale të kryera në shtetin italian.
Gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe vepra të tjera shumë të rënda penale në rajone të ndryshme të Italisë dhe është duke u hetuar nga 4 Prokuroritë qyteteve të ndryshme Italiane. Prej 3 javësh ky shtetas ishte vënë në vëzhgim nga Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë dhe arrestimi i tij është bërë i mundur ditën e sotme në fshatin Drashovicë. Ky shtetas pritet t’i nënshtrohet procedurale ligjore me qëllim ekstradimin e tij për në shtetin italian. /Start/
2012-03-30 08:32