E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: PS parandjen humbjen, kërkon të fitojë në tavolinë

18-04-2013 / Gazeta 55

Dorëheqja e dy anëtarëve të KQZ, të propozuar nga Partia Socialiste, për ministrin e Punëve Publike, Sokol Olldashi është tregues se, ata ishin militantë partiakë. Sipas tij, Partia Socialiste parandien humbjen dhe filloi dy muaj përpara zgjedhjeve të fitojë në tavolinë. “Dy anëtarë të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, te propozuar nga Partia Socialiste, dhanë dorëheqjen. Pse? Sepse janë nën komandën politike te partisë dhe sepse janë po aq të varur sa anëtari që u zëvendësua dy ditë më parë, pra janë njëlloj militantë të majtë. Pse? Sepse Partia Socialiste parandien humbjen dhe filloi dy muaj përpara zgjedhjeve të fitojë në tavolinë. Duke marrë peng institucionin, përmes anëtarit të LSI menduan që gjetën zgjidhje. Katër me tre KQZ, katër me tre, për ata gjysma e KQV-ve, pese me dy për ata gjysma tjetër e KQV-ve. Kur skema u prish dhe ne balancuam përmes votimit në parlament KQZ, kaluan në skenarin tjetër: Nuk e vjedhim dot?! Hajde ta prishim e ta bllokojmë. Kjo ka vetëm një lexim. Socialistet po përgatiten si të justifikojnë humbjen. Punë për ta!”, theksoi Olldashi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›