E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Pallati mbi rrugë do shembet

Ndërtesa 12-katëshe, pronë e shtetasit Ilir Mata, kunatit të deputetit socialist Dashamir Peza, është kthyer në një mollë sherri mes dy policive asaj të Rendit dhe Policisë Bashkiake. Konfrontimi mes tyre lindi në orët e para të ditës, ndërsa fadroma e Policisë Ndërtimore do të niste nga shembja e objektit i konsideruar si i paligjshëm, i ndërtuar mbi një tokë publike. Pranë objektit janë parë dhe shumë deputetë socialistë që kanë kërkuar ndërprerjen e aksionit. Ata kanë tentuar të hyjnë në ambientet e pallatit, por janë penguar nga policia e rendit, e cila, më pas është tërhequr së bashku me Inspektoriatin Ndërtimor.
Por pavarësisht qendrimit të deputetëve socialistë dhe policisë bashkiake, Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, deklaroi se objekti do të prishet. Ai ka bërë publik edhe një vendim të Gjykatës së Lartë që kërkon hapjen e rrugës që ka zënë pallati 12-katësh.
Olldashi “Detyrimi ynë ligjor është t’i kthejmë komunitetit rrugen publike dhe asgje s’do të na ndalë për ta prishur këtë objekt të paligjshëm. "
Pronarët e godines i janë drejtuar gjykatës për të kërkuar pezullimin e veprimeve të Inspektoriatit Ndërtimor. Por banorët, pas ndërhyrjes së Inspektoriatit, kanë kërkuar me forcë hapjen e rrugës që ka zaptuar ndërtesa, prej disa vitesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›