Konferenca e Sigurisë: Krimi, sfidë rajonale
Në mbyllje të punimeve të Konferencës rajonale për sigurinë me qëllim krijimin e një asambleje të përbashkët parlamentare delegacionet e vendeve përkatëse miratuan një deklataë që i angazhon ato të inkurajojnë më tej kuvendet respektive për të rishikuar paketën legjislative kundër kërcënimeve të krimit të organizuar, kalimit të kufirit dhe në mënyrë të veçantë në luftën ndaj terrorizmit.
Per Leonard Demi, Kryetar i Komisionit për sigurinë pranë kuvendit, Asambleja parlamentare mbetet e vendosur për të siguruar burime të mjaftueshme për kërkesat e sigurisë kombëtare dhe asaj rajonale.
Kjo deklaratë e përbashkët e nënshkuar nga krerët e delegacioneve parlamentare të Europës juglindore do të krijojë axhenda të përbashkëta të sigurisë rajonale duke afirmuar vendosmërinë e pjesëmarrësve për konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike, duke forcuar shtetin ligjor, si dhe duke zbatuar autoritetin e mbikëqyrjes parlamentare.