Zgjedhjet, Venecia konsulence vetem pas kerkeses Rozeta Rapushi
Gjykata Kushtetuese, eshte i vetmi institucion qe mund te kerkoje mendimin e Komisionit te Venecias, per debatin e vazhdueshem per rinumerimin dhe rivleresimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar. Ish kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, u shpreh dje se Komisioni i Venecias, ne rastin me te fundit per debatin e votave, mund te vihet ne levizje vetem nga Gjykata Kushtetuese. Nderkohe qe sipas tij, nje gje e tille duhet te ndodhe pas perfundimit te ezaurimit te te gjitha hallkave te procesit nga institucionet ne vend. "Vetem Gjykata Kushtetuese, mund te veje ne levizje Komisionin e Venecias, si nje sugjerim i bere se fundmi nga Eduard Kukan. Por per mua propozimi i tij, me teper eshte nje qendrim kritik ndaj sjelljes se klases politike ne vend", tha Kume. Sipas tij, per sa kohe qe procesi ende nuk ka perfunduar si ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ashtu edhe ne Kolegjin Zgjedhor, eshte e pakuptimte, qe Komisionit te Venecias t'i kerkohet mendim per kete proces, qe eshte ende ne diskutim ne institucionet tona. "Nuk jemi ne kushtet qe t'i kerkojme konsulence Komisionit te Venecias pasi aktualisht procesi zgjedhor, po ecen pa nderhyrjen e Gjykates Kushtetuese. Procesi zgjedhor eshte rregulluar me ligje te tjera si Kodi Zgjedhor", theksoi Kume. Ndaj sipas tij, ne se vleresohet e arsyeshme nje gje e tille, pra t'i kerkojne konsulence Komisionit te Venecias pas ezaurimit te te gjitha hallkave. "Ata qe e pelqejne apo jo vendimin e Kolegjit Zgjedhor, te vendosin se si do te procedojne", theksoi Kume. Gjykata Kushtetuese, ne baze te ligjet, vihet ne levizje nga disa institucione te ndryshme. Me konkretisht, ne ligj percaktohet se Gjykata Kushtetuese, vihet ne levizje per nje ceshtje te caktuar nga Presidenti i Republikes, kryeministri, nje e pesta e deputeteve, kryetari i Kontrolli i Larte i Shtetit, Avokati i Popullit, organet e qeverisjes vendore, ato te bashkesive vendore, partite politike si dhe organizatat e tjera. Pas nje kerkese te bere nga lista e mesiperme, Gjykata Kushtetuese, mund te nise proceduren per te kerkuar mendimin e Komisionit te Venecias ne lidhje me procesin zgjedhor te 8 majit. Me konkretisht per vleresimin e votave dhe rinumerimin e atyre qe jane te sakta por jane hedhur ne kutine e gabuar. Vota qe KQZ, i vleresoi dhe eshte ende ne proces te rinumerimit te tyre, te cilesuara si te kontestuara.
Gjykaten Kushtetuese mund ta vene ne levizje:
Presidenti i Republikes;
Kryeministri;
Nje e pesta e deputeteve;
Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit;
Gjykatat sipas nenit 145/2 te Kushtetutes;
Avokati i Popullit;
Organet e qeverisjes vendore;
Organet e bashkesive fetare;
Partite politike dhe organizatat e tjera;
Individet.
Venecia, ndihme per ligjin e dosjeve
Ne rastin me te fundit, Gjykata Kushtetuese, kerkoi mendimin dhe keshillat e Komisionit te Venecias, ne lidhje me ligjin e miratuar ne Kuvend per dosjet e ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Pas mendimit nga ky komision, ky ligj u terhoq nga Kuvendi, per t'u pershtatur te gjitha rekomandimeve te bera nga Komisioni i Venecias. Tashme opozita eshte shprehur se mirepret mendimin e ketij komisioni ne lidhje me procesin e rivleresimit dhe rinumerimit te votave te sakta te zgjedhesve, por te hedhura ne kutite e gabuara me 8 maj.