E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Topalli, "perplasje" per dekoratat Rozeta Rapushi

Replika te ashpra ne distance per dekorimet mes kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Presidentit Bamir Topi. Ne homazhet e zhvilluara dje nga kryetarja Topalli ne nderim te dy martireve te demokracise Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, kryeparlamentarja nuk kurseu kritikat ndaj kreut te shtetit per dekorime nga ky i fundit te vrasesve te martireve. "Eshte nje moment per te ftuar kedo qe ka nje pozicion te caktuar, pervec te tjereve, per t'i thene fort qe, te mos guxoni me te dekoroni ata qe, kane vrare ne menyren me barbare, si keta dy djem te rinj Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, ashtu dhe me mijera e mijera te tjere. Ajo eshte fyerja me e madhe qe mund t'u behet vetes se tyre, familjeve te tyre, edhe ne si komb", u shpreh ashper Topalli, duke iu adresuar keshtu kreut te shtetit, ndonese nuk e permendi per shkak te dekorimeve te bera. Sipas saj, keta njerez jane hipokrite. "Ketu nuk mund te rri pa thene qe, ata qe dekorojne vrasesit e tyre, jane me teper se hipokrite", vijoi Topalli gjate nderimit te vetesakrifices se ketyre djemve, por dhe te gjithe atyre qe u burgosen, u pushkatuan, internuan, debuan dhe u sakrifikuan ne emer te vlerave te medha te moralit. Por menjehere, Presidenti Bamir Topi, replikoi duke i cilesuar fjalet e Topallit si e njejta melodi, por me instrumente te ndryshem. Presidenti i Republikes eshte njeriu qe me shume se kushdo tjeter eshte mbi palet, eshte midis paleve, eshte njeri i ligjit dhe cdo lloj paragjykimi besoj se shoqeron ate lloj malicioziteti qe ekziston tek individe te vecante. Pervec kesaj, kreu i shtetit kritikoi qeverine se duhet ta kishte perfunduar tashme procesin e kompensimit te ish te perndjekurve politike. "Sot, ne vitin 2011-te, minimalisht duhej te kishte perfunduar historia e rikuperimit dhe e kompensimit material te ketyre familjeve. Une besoj se cdo adresim per elemente te tille, qe nuk e di se ku drejtohen, por pavaresisht nese kane nje nentekst, besoj qe jane te gabuara. Institucioni i Presidentit ka bere me shume se cdo institucion tjeter, ka hapur dyert e institucionet dhe besoj se duhet ta dini se asnjehere Institucioni i Presidentit nuk ben dekorime me iniciativa personale", reagoi Topi. Sipas tij, dekorimet vijne si propozime nga institucionet dhe eshte nje histori e cila eshte ezauruar. "Eshte nje rast i vecuar individual dhe besoj qe nuk mund te eklipsoje ne menyre absolute ate vetedije qe ka Presidenti, i cili vjen nga nje familje e te perndjekurve politike per te mbeshtetur kete klase. Edhe nje here sot them qe te gjithe duhet te lene elemente segmentare qe nuk kane te bejne me vetedijen dhe me predispozicionin, por te bejne te mundur, ata qe kane ne dore vendimmarrjen politike qe, kjo klase e te perndjekurve politike te mos nderohet vetem me fjale ne menyre demagogjike, por t'i jepet e drejta ashtu si e meritojne", vijoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›